“Kennedy Center Honors”, nderohen Carole King & George Lucas

478
Kantautorja Carole King, krijuesi i “Star wars” George Lucas dhe aktorja Cicely Tyson u vlerësuan për kontributin e tyre në fushën e artit nga Kennedy Center Honors, e cila vlerëson performancat e artistëve amerikanë përgjatë një viti.
Mbrëmjes e cila filloi me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti amerikan vlerësoi kontributet e tyre në dekada, iu bashkuan edhe aktorja Rita Moreno, dirigjenti Seiji Ozawa, si edhe artistë të tjerë. Më pas ata mbërritën në Kennedy Center ku u shpërndanë edhe çmimet.
King, fituese e një çmimi Grammy për këngët e saj hit “Will You Still Love Me Tomorrow” dhe “Natural Woman,” tha se ndjehëj e shumë e vlerësuar që u bë pjesë e klubit Kennedy Center Honors.
“Është një nder i madh për mua që jam pjesë e kësaj kompanie të mrekullueshme, jo vetëm për çmimin e fundit por edhe për ato që janë ndarë në të kaluarën. Dua të them, që është një listë e gjatë, dhe unë jam vërtët e emocionuar që bëhëm pjesë e këtij vlerësimi,” tha aktorja në tapetin e kuq.
Duke folur për karrierën e tij si regjisor, Lucas tha se pjesa më e bukur e aftësia për të ndryshuar jetët e fëmijëve.
“Më pëlqen t’i frymëzoj fëmijët, ata janë sy e veshë në kinema dhe stimulojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre,” tha Lucas, i cili shoqërohej në këtë ceremoni nga bashkëshortja e tij, Mellody Hobson.
Ndërsa Ozawa u shpreh së pavarësisht çmimeve që kishte marrë në vite, vlerësimi nga Kennedy Center Honors ishte një eksperiencë e re.
“Në profesionin tim orkestra është një anëtarë shumë e rëndësishme. Kështu që unë e marr këtë çmim bashkë me kolegët e mi të orkestrës”.
Artistëve amerikanë të vlerësuar këtë vit iu bashkuan edhe të tjerë emra të nderuar në vite, si Herbie Hancock e cila ka marrë një çmim në vitin 2013 dhe këngëtarja Aretha Franklin në vitin 1994.
“Çdo vit surprizohem nga performancat e atyre që nderohen nga viti në vit. Por emrat që janë vlerësuar këtë vit, janë të veçantë. Dua të them secili prej tyre është i veçantë. Secili prej tyre nuk ka sjellë vetëm argëtim, por edhe shumë humanitet,” tha Hancock.
Franklin u shpreh se gjithmonë kishte dëshiruar të ishte një nga interpretueset e këtij viti.
“Kam kaluar një periudhë shumë të mirë prej kohës kur mora çmimin, Shtëpia e Bardhë dhe gjithçka ka qenë shumë speciale dhe spektakolare,” tha këngëtrja përpara se të shkonte të bëhej gati për perofmancën e saj.
Kur mbrëmja ishte drejt fundit, ajo interpretoi në skenë një nga këngët e saj hit, “Natural Woman”.
Artistët e mbyllën mbrëmjen me një darkë festive në Departamentin e Shtetit në Washington. Edicioni i 38-të i çmimeve “Kennedy Center Honors, do të transmestohet në rrjetin televiziv CBS më 29 dhjetor.
Sigal