Kushtuar Deshmorit te Atdheut, Kolonel Arben Zylyftari, rene ne krye te detyres ne Shkoder, me 2 Gusht 2000 –
Ate dite dy gushti
Qielli krejt u nxi
Shkodra, Shqiperia
U gdhine ne zi
Lajmi mori dhene
Derdhi lote Skrapari
Kishte rene nje lis
Arben Zylyftari
Njezet vjet me pare
Ate dy gusht te zi
Buna dhe Osumi
Lotet derdhen shi
Njezet vjet me pare
Shkodra qau me lote
Lotet mbare Shqiperia
Nuk i mbajti dot
Asaj dore barbare
Gishti si s’ju keput
Kur lisin – Arben
E shtriu ne tabut?!
Pabesia e krimit
Nje gjarper ne gji
I keputi rrenjet
Nje lisi te ri
Atij djali – lis
Me rrenje ne Spathare
Kenge i thuren guret
Malet ne Skrapar
Ai plumb i mallkuar
S’vrau nje kolonel
Ai shoi nje drite
Ai rrezoi nje diell
Arben Zylyftari
Lisi qe s’ka rene
Ai eshte me kembe
Me dege e me rrenje
Tani pas kaq vjetesh
Drita eshte e bardhe
Dardha qe la Beni
Ka rene nen dardhe
Femijet si yje
Ndrijne e yllezojne
Ne cdo hap qe hedhin
Ma Benin jetojne
Filizat u rriten
Lisi u ngrit me kembe
Arben Zylyftari
Asnjehere s’ka rene
Ne mes te Beratit
Permendorja ndrin
Se Heronjte e heshtur
Perhere zgjuar rrine
Ne bronxin e ftohte
Qendron vigjilent
E desh shume Beratin
Shume e desh kete vend
Ky Arbeni yne
Syri i Shqiponjes
Gjithmone syshqiponje
Do t’i qendroje kohes