Salianji: Rama kërkon të prishë koalicionet sepse nuk ia mban të përballet me opozitën në zgjedhje

245
Sigal

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar një fotografi “meme” të kryeministrit që mban në dorë fletën e votimit të bërë publike sot nga Oerd Bylykbashi ku tregohet se si bëhen zgjedhjet me lista 100% të hapura.

Në një shkrim publik, thotë se kryeministri ka frikë të përballet me opozitën në zgjedhje dhe qëllimi i tij është të pengojë koalicionet.

Shkrimi i plotë

Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.

Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin! Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.

ram 6