Sali Berisha : Parkun Rinia e ka bërë Ilir Meta

762
Sigal

Gazeta Telegraf

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i demokratëve, Prof.Dr.Sali Berisha gjatë një interviste në RTSH 24 për gazetarin Roland Qafoku në lidhje me prishjet e kioskave në Parkun Rinia dhe  Lanës deklaroi se : “ Pretendimet e Ramës dhe njerëzve që meren me projektet 3D të tij se Parkun Rinia e prishi Edi Rama kur ishte kryetar bashkie janë një mashtrim i madh, pasi Rama në atë kohë fshihej nga frika e të fortëve që kishin pushtuar Parkun”.

Kryeministri Meta vendos prishjen ndërtimeve në Parkun Rinia – (7 Prill 2001)

Kjo deklaratë e Berishës hedh dritë mbi të vërtetën që të gjithë shqiptarët dhe sidomos qytetarët e Tiranës e dinë mirë se pa iniciativën, mbështetjen dhe forcën ekzekutive të Ilir Metës si ish-Kryeministër i kohës ato kioska në Parkun “Rinia” dhe buzë Lanës do të ishin ende të paprishura po të ishte për Edi Ramën.

Nëse i kthehemi kronikave të kohës në vitet 2000, do të shohim se ish-ministri i ndërtimit dhe transporteve Spartak Poçi, Drejtori i Policisë Ndërtimore, Mithat Havari i emëruar nga Ilir Meta dhe Drejtori i Policisë së Tiranës  raportonin dy herë në ditë mbi ecurinë e prishjeve të kioskave një pjesë e së cilave ishin kthyer në qëndra droge e prostitucioni.  E vetmja gjë që “Rilindja” i bëri Parkut “Rinia” ishte shkatërrimi i tij dhe kthimi në një pellgaçe sa herë që bie shi në kryeqytet. Madje edhe rikonstruksioni i Ministrive të shtrira në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte produkt i ish-Kryeministrit Ilir Meta, i cili akordoi një fond prej rreth 80 milionë eurosh për këto ndërtesa që ishin lënë në mëshirë të fatit prej tranzicionit.

Edi Rama kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës do mbahet mend për zaptimin e shesheve dhe parqeve të lodrave, prishjet dhe ngritjen e kullave në ish shtëpitë muze dhe ato monumente të LANÇ, ngushtimin e tortuareve për të zgjeruar lejet e ndërtimit. Ai do të mbahet mend për thënien e famshme të ish-kryeministrit Nano, por që sot është kthyer në ortak dhe gaztor të  tij kur e cilsoi punën e Ramës në Tiranë: “ 1 pallat ,1 votë ”, apo njeriu që futi në sistem përqindjet për metër katror.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe pjesa tjetër e bulevardit “Zogu i Parë” janë turpi dhe babëzia e ish-kryebashkiakut Rama, i cili harxhoi miliarda nga taksat e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë e dimë se si pllakat e trotuarve dolën nga vendi, rruga u deformua dhe u desh një tjetër fond prej rretj 10 miliardë lekësh për të ribërë bulevardin nga treni deri tek Muzeu Kombëtar. Ky investim i fundit nga Veliaj u bë me urdhër për të mbuluar grabitjen, babëzinë dhe dështimin e punimeve të kryera me firmën dhe bekimin e Edi Ramës.

Kryeministri Ilir Meta duke inaguruar kendin e lojrave per femije tek Rr. Elbasanit, ku sot po ngrihen kulla