Rritje temperaturash? Ja parashikimi i motit për sot

332
Sigal

Dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta ku më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit lindor në pjesën e dytë të ditës.

Ndërkohë zonat bregdetare do të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.