Mori pjesë në protestën masive për vrasjen e Klodian Rashës / Plagoset Stresi

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi ka mbetur i plagosur në protestën që po zhvillohet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, para Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se Stresi ka qenë shumë pranë rreshtit që është përplasur me uniformat e policisë, pra shumë parë hyrjes së institucionit, ku edhe janë përqendruar protestuesit.

NOA

Ata tentojnë të hynë brenda, por kanë hasur në rezistencë nga policia, të cilët janë shtuar në numër. Protesta e të rinjve gjeti të papërgatitur policinë, e cila ishte lënë më uniformë normale, duke sjellë kështu edhe plagosjen e një efektivi. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe një gazetar.