“Më mirë vdes se të iki në spital” / Flet gazetari i lënduar në protestë: Më goditi në kokë..

294
Sigal

Një gazetar i portalit “JOQ” ka mbetur i lënduar në protestën para Ministrisë së Brendshme, i cili tha se u godit nga diçka e fortë.

Ai shprehet se ishte duke raportuar dhe në një moment diçka e fortë e goditi në kokë, duke bërë që të rrëzohej në tokë, por shton se nuk e kuptoi se nga i erdhi sendi që e goditi.

“Më mirë të vdes këtu se sa të iki në spital. Unë po mundohesha të mbroja dhe efektivët policisë sepse janë familjarë në fund të ditës dhe nuk e mora vesh se çfarë më erdhi, më goditi në kokë dhe rashë në tokë. Isha te zona e rrezikut. Erdhi ambulanca, por thash më mirë vdes këtu se sa shkoj në spital”, tha ai.

Vijon e tensionuar situata në protestë, ku protestuesit janë përplasur disa herë me efektivët e policisë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur edhe një polic si dhe rreperi stresi