Deputeti Maliqi: Rama po saboton marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, po përdor opozitën parlamentare

305
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi në një kohë kur kolegët e tij të opozitës parlamentare kanë nisur një valë të fortë kundërshtimi të marrëveshjes politike për reformën zgjedhore, flet për një skenar të Edi Ramës për ta sabotuar këtë reformë të negociuar dhe garantuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Maliqi shprehet se Edi Rama nuk do as marrëveshjen zgjedhore, as listat e hapura, por do krizën politike, përçarjen, duke përdorur mbi 20 deputetë të opozitës së re për qëllimet e tij mafioze e djallëzore siç i ka përdorur prej më shumë se një viti.

“Skenar, aktrim, përdorim, sabotim i marrëveshjes zgjedhore nga Beu i Surrelit. Humbëse është PS-ja si rilindëse e krimit; Fituese është PD-ja si opozitë e bashkuar. Beu i Surrelit – opozitës parlamentare bëni siç them unë mos bëni çfarë bëj unë?! Nëse Beu i Surreli do lista të hapura jam i pari që votoj, por Beu i Surrelit nuk do as marrëveshjen zgjedhore, as listat e hapura, por do krizën politike, përçarjen, duke përdorur mbi 20 deputetë të opozitës së re për qëllimet e tij mafioze e djallëzore siç i ka përdorur prej më shumë se një viti.

Dueli vazhdon edhe pse rezultati dihet, siç e kisha parashikuar më herët. Taulant P(b)alla ( jo ai që kërkonte një motër), por vegla e mbrapshtë e Beut të Surrelit, hapi një fushatë joshjesh e premtimesh , derisa arriti të rreshtojë rreth 20 deputetë të opozitës së re e t’i ndyjë me votimin e Kçk-së, miliona eurove për PPP-ve, antishpifjen, komisionit hetimor mbi Presidentin e plot ligje të tjera antikushtetuese.

Por Beu i Surrelit pas përfundimit të marrëveshjes mbi reformën zgjedhore nuk resht së përdoruri P(b)allën e tij. I bindur që duhet të vazhdojë aktrimin mgjth nuk do as listat e hapura as marrëveshjen e arritur nxjerr P(b)allën edhe njëherë për situatën: Nis Tao pallën me letra të gjoja opozitës së re për takime me ambasadoren e Shba-ve, kryeministrin e kryetarin e kuvendit. Kërkon me çdo kusht Beu dhe palla e tij të bindin ndërkombëtarët se ishte pikërisht opozita e re që del kundër marrëveshjes për reformën zgjedhore.

Meqënëse Beu i Surrelit ecën me parimin “përça e sundo” nga frika se mos votohet marrëveshja dhe meqënëse nuk përçau dot opozitën e bashkuar siç përçau studentët, artistët, opozitën parlamentare, duke iu frikësuar opozitës së bashkuar nis sërish Taulantin, i cili përgatiti draftin me firmën e mbi 20 deputetëve të opozitës së re që kanë votuar çdo ligj në rresht nga Rilindja, duke kërkuar ndryshimin kushtetues që mos të ketë kualicione parazgjedhore, sepse kualicioni i opozitës së bashkuar është i sigurt në fitore.

Por as populli, as ndërkombëtarët nuk hanë bar; prandaj sot është dita, tani është momenti që gjithsecili; populli; opozita e bashkuar; socialistët e zhgënjyer, e çdo shqiptar i vërtetë të ngrihen kundër Rilindjes së krimit, të bandave, të oligarkëve, korrupsionit , mjerimit, panikut e terrorit. Hapni sytë e mendjen o bijtë e shqipes; ngrihuni kundër skenarëve të beut mafioz e të pallave të tij”, deklaron deputeti Lefter Maliqi.