Kryebashkiaku i Gramshit ka fshehur hetimin për vjedhje

322
Sigal

Kryebashkiaku i Gramshit rrezikohet nga dekriminalizimi, fshehu  hetimin për vjedhje tek klinika private, më 2009

Klodian Taçe, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Në materialin e plotë hetimor të prokurorisë, ku Taçe rezulton i pafajshëm  për akuzën në fjalë. Por megjithëse ai nuk është dënuar për vjedhje, ai ka qenë nën hetim, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Formulari i dekriminalizimit ku Taçe ka firmosur se nuk ka qenë kurrë nën hetim nga organet shqiptare të hetimit, rrezikon mandatin e Taçes, njësoj si Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë që janë prekur nga ligji dhe kanë lënë mandatin. Taçe ka fshehur hetimin duke falsifikuar kështu formularin, dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, konkretisht neni 190, parashtron se: “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.

Vjedhja e lekëve tek klinika private në Tiranë, në Babrru, me vlerë 68 mijë lekë të reja

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 28 shkurt 2009 ku shtetasja Ledina D. ka kallëzuar në prokurori se rreth orës 16:00 në qendrën shëndetësore, ku ajo punonte si recepsioniste, kanë shkuar dy teknikë kompjuterash, Sokol V., dhe Klodian Taçe, që tashmë është kryetar bashkie në Gramsh. Dy teknikët e kompjuterave shkuan për të kontrolluar dhe rregulluar pajisjet e klinikës. Në një moment, Ledina D., ka dalë nga vendi i saj dhe Klodian Taçe i ka kërkuar kodin e hyrjes së kompjuterit për ta kontrolluar. Pasi ajo ka shkuar i ka dhënë kodin është kthyer tek kolegët e saj me të cilët po qëndronte. Pasi u kthye në tavolinë vë re sirtarin e hapur, ku mungonin paratë. Ajo akuzoi asokohe dy teknikët e kompjuterave, por prokurorja Gashi e pushoi çështjen pasi ka qenë i pamundur identifikimi i autorëve. Klodian Taçe, tashmë ka një llogari të hapur me shtetin shqiptar për këtë çështje.