Ambasadorja Kim si zëdhënëse e Damian Gjiknurit?

341
Sigal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me një gjuhë të drunjtë që lejon keqinterpretime pas dështimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore. Mbrëmë në darkë pasi palët nuk arritën dakordësinë, përfaqësuesi i rilindjes Damian Gjiknuri e justifikoi dështimin me kërkesat e shtuara nga opozita minutën e fundit. “Nuk mundet që pasi biem dakort dhe pasi reektojmë një pjesë të mirë për kërkesat që ishin parakusht, edhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të çedohet dhe të dilet me kërkesa të reja” u justifikua ai.

Sinkron me deklaratën e përfaqësuesit të PS-së që fajësonte opozitën për ‘kërkesat e reja” doli një ditë më pas edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. “Tani është koha të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja” apeloi ajo.

Pra, po të shihen në dinamikën e tyre, deklarata e Gjiknurit që u kap në përgjime për manipulim votash, është në sinkron me atë të ambasadores së ardhur rishtazi. Të dyja lënë të kuptohet se marëveshja është prishur si rezultat stërkëmbshave që vënë PD dhe LSI.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e opozitës kanë mohuar me dokumenta dhe deklarata se ata kanë vendosur ndonjë kusht të ri.

Në këtë moment, zonja Kim, nuk mund të fshihet më pas deklaratave ambigue. Ajo ose duhet të heshtë, ose mbi të gjitha duhet të tregojë se cili ishte kushti konkret që opozita shtoi në fund, duke prishur marëveshjen për të bërë kështu transparencë për publikun, ose duhet të pranojë thjeshtë se për propagandë po bën zëdhënësen e Damian Gjiknurit.

Deklarat si ato se nuk shkohet në miting me flamur amerikan, vetëm se humbasin besueshmërinë e çdo diplomati.