1 Qershori në rrugë, fëmijët që lypin për të jetuar

367
Sigal

1 Qershori nuk u festua nga të gjithë në Shqipëri. Ndërkohë që disa ishin krahë prindërve të mirë veshur e me dhurata në duar, moshatarë të tyre shtrijnë dorën për një monedhë.

“Nuk e di, e kam harruar”. Kur i kujtojmë se ka festë, ai shpreh dëshirën për një lodër. Ky 9 vjeçar pret që minimalisht të grumbullojë rreth 200 lekë në ditë për të siguruar ushqimin për vete dhe familjen.

Fëmijët e kanë harruar festën e tyre, prindërit ndihen të dëshpëruar që nuk mund ti plotësojnë dëshirat, ndërsa thonë se për këtë 1 qershor kërkojnë vetëm bukë.

“Për festa kërkojnë lodra, por duan edhe bukë”. Mes trafikut të kryeqytetit disa ofrojnë larjen e e makinës për pak lekë, ndërsa të tjerë kërkojnë mes koshave të mbeturinave për mbetje të riciklueshme të cialt në fund të ditës do tu sigurojnë ushqim.