Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet pranë shkollës “Nikel Dardani” në zonën e Xhamllikut. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ka patur një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve në këtë zonë. Ka ndërhyrë njëri prej efektivëve të Policisë për të neutralizuar konfliktin.
Ndërkohë që njëri prej personave që është përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur. Të dhënat paraprake janë se në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja. Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e të plagosurit, dhe shkaqet e konfliktit.