Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, përplasen dy makina, plagosen nënë e bir

415
Sigal

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident  në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë lënduar dy persona, nënë e bir. Siç shihet edhe në foto, një nga makinat ka përfunduar jashtë rrugës.

I riu është transportuar në gjendje më të rëndë drejt spitalit, ndërsa nëna e tij ka marrë plagë të lehta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.