Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar me senatorin e Michigan, Gaty Peters, gjatë një vizite që ka bërë në SHBA.
Kryemadhi ka thënë se në takim u diskutua për sfidat e Shqipërisë dhe rritjen e vëmendjes së Senatit Amerikan përmes “Albanian Caucus”.
“Në vijim të vizitës në SHBA, u takova me Z. Gary Peters, Senator i Michiganit.
Në Michigan jeton një komunitet shumë i madh dhe i mirë integruar shqiptar
- Peters është edhe Co-Chair of “The Albanian Caucus” në Senat.
Në këtë takim bashkë me Z. Peters diskutuam për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit, duke marrë në konsideratë të dyja funksionet e tij, edhe për të rritur vëmendjen e Senatit amerikan përmes “Albanian Caucus”, por edhe me shqiptarët në zonën prej ku z.Peters është zgjedhur”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj më të fundit në Facebook.