Arrestohen dy shqiptarë, kapen me pistoleta “Glock”

Dy shtetas shqiptarë 31 dhe 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët e Barit pasi u zbuluan teksa po tentonin që të shisnin disa pistoleta.

Ata u zbuluan pas përgjimeve të policisë italiane ku në një stacion dy shqiptarët ishin ndaluar për të biseduar për pazarin e armëve.

Sigal

Sapo ata kanë shkëmbyer pakon ku në të ishin futur 5 pistoleta, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar.

Pistoletat e sekuestruara ishin të markës Glock, modeli 17, kalibri 9 x 17 dhe si dhe 85 fishekë.

Tashmë të arrestuarit do të përballen me akuzat e shitjes së municioneve luftarake.