Tentuan të vidhnin një bankomat, policia vë në pranga 2 të rinj

510
Sigal

Dy të rinj janë arrestuar në Malishevë gjatë një aksioni policor për shkak se kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në një bankomat.

Sipas Policisë, gjatë punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin, si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë M.M. 29 vjeçar, F.K. 29 vjeçar. Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen”, thuhet në komunikatë.

Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar nga të dyshuarit një automjet të tipit Renault Llugano, dy maska, dy palë dorëza, një çantë krahu, një bluzë ngjyrë e zezë, një pallto reflektuese me kapelë, një kapelë të zeza, dy jelek reflektues-trafiku, një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas marrjes në pyetje me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.