Mos e lini makinën 15 ditë të parkuar në një vend, në të kundërt ua konfiskon policia!

519
Të gjithë pronarët e një automjeti që e kanë lënë të parkuar për një kohë të gjatë, do të duhet ta lëvizin atë vullnetarisht brenda 15 ditëve, përndryshe rrezikojnë që mjeti të konfiskohet nga policia.

Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Rrugore ka vijuar të vendosë njoftime në xhamat e këtyre veturave, të cilat dyshohet se janë tashmë të braktisura.

Pas kësaj faze do të bëhet spostimi i mjeteve dhe në rast të mosparaqitjes së pronarit, ato do të nxirren në ankand sipas vlerës që do të ketë secila makinë.

Një aksion i ngjashëm u zhvilluar edhe në Prill të vitit 2015, kur me urdhër të ministrit të Brendshëm në Tiranë u zhvendosën nga hapësirat publike me dhjetëra automjete të braktisura.
Sigal