11 lojtarët e përjashtuar nga ekipet e tyre këtë vit

551
Sigal

Disa ditë më parë Beppe Marotta njoftoi se Mauro Icardi dhe Radja Nainggolan nuk do të jenë pjesë e projektit Interit të Antonio Contes. Ata pritet që të largohen pa ndonjë ofertë faranike, për të mirën e grupit. Situata te zikaltërit në fakt nuk është një rast i izoluar, pasi në të gjithë Europën, ka skuadra dhe trajnerë që nuk kanë shumë futbollistë në planet e tyre. Më poshtë po ju sjellim 11 prej tyre që janë në kërkim të një ekipi të ri dhe janë një shans i madh në merkato.

 

Keylor Navas (Real Madrid): Portieri i tri triumfeve në Ligën e Kampionëve, pas ardhjes së Courtois ka humbur rolin e titullarit. Këtë verë ai është në kërkim të një skuadre të re, por ofertat për të nuk është se janë të shumta.

Marcos Rojo (Manchester United): Djajtë e Kuq pasi dështuan për të zënë një vend në Champions League, do të bëjnë shumë ndryshime në ekip. Njëri prej tyre që është në listën e largimeve është mbrojtësi Marcos Rojo.

Jerome Boateng (Bayern Munich): Dihet prej kohësh që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Niko Kovac, por problemi i madh për të është fakti që nuk ka gjetur një ekip të ri. Ofertat për të nuk janë të shumta duke marrë në konsideratë vlerën e kartonit apo pagën e tij.

Danilo (Manchester City): Në sezonin e fundit kishte shumë pak hapësira tek City. Ai ka mbetur jashtë planeve të Guardiolës ndaj është në kërkim të një ekipi të ri.

Image result for danilo manchester city

Radja Nainggolan (Inter): “Ninja”, pas vetëm një sezoni në Milano, mund të ketë përfunduar aventurën e tij te zikaltrit. Megjithëse nga pikëpamja teknike mund të jetë i përshtatshëm për lojën e Contes, trajneri i ri i Interit nuk e pëlqen sjelljen e tij jashtë fushave.

Sami Khedira (Juventus): Me ardhjen e Rabiot dhe Ramsey, Sami Khedira rrezikon të përfundojë jashtë planeve të Sarrit. Duke marrë në konsideratë moshën dhe historikun e dëmtimeve, gjermani është një nga kandidatët për largimin nga Juventusi, por nuk është i vetëm pasi edhe Matuidi rrezikon shumë.

Alexis Sanchez (Manchester United): Një tjetër prezantim shumë i mirë në Kupën e Amerikës, që të lë të kuptosh se problemi qëndron te përshtatja me klubin e United. Djajtë e Kuq me Solskjaer në krye janë të zhgënjyer prej lojtarit më të paguar në Premier League ndaj duan që ta heqin sa më parë nga ekipi. Kjo verë mund të jetë e duhura.

Image result for Alexis Sanchez manchester unitedPhilippe Coutinho (Barcelona): Blaugranët nuk e fshehin dëshirën për të rikthyer Neymar, duke marrë parasysh faktin që duhet të sakrifikojnë edhe Coutinhon. Pas një sezoni e gjysmë zhgënjyer, brazili duhet të mendojë për një aventurë të re.

James Rodriguez (Real Madrid): Këtë verë Reali do të bëjë një revolucion, ku pjesë e saj është edhe James Rodriguez. Ai me siguri do të largohet madrilenët, por mbetet të shohim nëse do të mbetet në La Liga te ekipi rival i qytetit, apo do të shkojë te Napoli.

Gareth Bale (Real Madrid): Mes uellsianit dhe Realit duket se ka nisur një luftë e vërtetë, siç tregohet edhe nga ultimatumi i disa ditëve më parë nga Los Blancos. Problemi është se Bale nuk po nxiton të largohet, duke bërë që kjo histori të zgjasë edhe me disa muaj.

Mauro Icardi (Inter): Një tjetër rast i njohur. Ish-kapiteni i Interi tani nuk bën pjesë më në planet e zikaltërve. Me shumë mundësi e ardhmja e tij do të jetë në Itali, por mbetet të zbulohet se te Napoli apo Juventusi. /Rozalb Lika-Koha Jone/