Moisi Dalipi : Edi Reja, dëgjoje stadiumin “Bentegoti”!

869
Sigal

 

Talenti  shqiptar , 20 vjecari Marash Kumbulla shkëlqen në Serin A.

Në  jetë  të ndodh rrallë , por në atë mënyrë që një ditë e vecantë e jetës të marri përmasa të tilla ,  ku gëzimi personal dhe familjar të marri përmasa të tilla  masive ku të gjithë dëshirojnë të urojnë dhe të bëhen pjesë e tij. Kështu mund të vlersohet mbrëmja e 8 shkurtit 2020 për  futbollistin shqiptar  të Veronës në Itali , djaloshit shalian nga fshati Dushman i zonës të  Dukagjinit, talentit Marash Kumbulla  në ditën e  20 vjetorit të ditëlindjes të tij. Dhe fati e dëshiroj fortë që në këtë përvjetor të 20-të të lindjes së tij skuadra e Serisë A  ku ai bën pjesë Verona të ishte përball kampioneve të Juvetuesit. Një fitore e bukur , e bujshme dhe  plotë madhështi e  ekipit  veronez  me rezultatin 2-1, ku pa asnjë diskutim dy futbollistët shqiptar Admir Rahmani dhe Marash Kumbulla  janë më vlersuarit  nga të gjithë.

Të dy  me gjak dhe gen shqiptari atë mbrëmje kanë zhvilluar një ndeshje të madhe , duke qenë pjesë e suksesit kolektiv të skuadrës së tyre. Por në mënyrë të veçantë ka shkëlqyer fortë “diamanti” Veronës, siç shkruan shtypi italian , 20 vjecari Marash Kumbulla. Dhe kjo është  mbrëmja e tij  vezulluese  në fushën e lojës  dhe jashtë saj. Në lojën e tij mbrojtëse , si qendër mbrojtës i nivelit superior Marash Kumbulla  ka arritur që  të “fshij” të gjithë sulmuesit e kampionave të Italisë ,të cilët ju mbeti ta kërkonin  shënimin e  golit  vetëm me gjuatjet nga distanca .Dhe loja e tij  ka qënë vërtetë për në vitrinën e futbolit të bukur .Në një rast centimetrat i kanë  anulluar edhe golin e shënuar nga ai vetë në portën e portierit Shezni. Por mbi të gjitha në këtë ndeshje  është ai Marash Kumbulla që me atë gjuatje me kokë e ka detyryar mbrojtësin Bonuci që të përdori dorën për të shmangur golin e sigurt që do mbante firmën  e djaloshit  shqiptar. E pra ,elegant, i sigurt, tepër pozicional dhe me një motivim  sportiv si pak kush  në fushën e lojës, ky Marash Kumbulla do ta kthejë këtë mbrëmje  të shënuar të jetës  tij në një  amfiteatër gjigad  etusiazmi në shkallët  e stadiumit “Bentogodi” të Veronës. Të gjithë në kor  thërrasin emrin e tij. E urojën, e përshendesin dhe të gjithë   duan ta kenë afër djaloshin shqiptar. Por sytë e tij pas  ndeshjes kanë shëtitur gëzueshëm në të gjitha tribunat  nga vjen i gjithë ai etusiazëm fenetrik. Për një çast vështrimi i tij  tretet dhe  ndalet diku tek ajo pjesë  e tribunës ku janë tifozat shqiptarë. Të gjithë janë  emigrantë , ku së bashku me familjarët e futbollistit  gjatë gjithë ndeshjes kanë thirrur  fortë së bashku me tifozët  e tjerë italian fjalët “Marash … , Marash Kumbulla, ti  je   krenaria jonë !” .Në këtë stadium mitik të Veronës ka luajtur më parë dhe futbollistë të tjerë  shqiptar si Neim Kryeziu e Riza Lushta , Loro Borici dhe Igli Tare, Florian Myrtaj dhe Lorik Cana ,Erjon Bogadani dhe Entrit Berisha ,Tomas Strakosha dhe Berat Gjomshiti , Elsaed  Hysaj dhe Rej Manaj por si  kjo mbrëmje e veçantë që ka përjetuar ky talent si Marash Kumbulla , pak kush e kishte menduar se do të ndodhte në këtë mënyrë. Kështu po i  ndodh këtij djali  këtë sezon  të veçantë  futbollistik dhe në stadiumet  e Torinos ,Napolit ,Romës dhe Gjenovës. Pas ndeshjes tifozët  shqiptarë nuk largohen nga shkallët e stadiumit që me thirrjet e tyre duan të gëzojnë , duan të festojnë  dhe duan ta nderojnë  idhullin  atdhetar të  tyre Marash Kumbullën. Ka  qenë kjo ndaj Juventuesit ndeshja e 28-të e tij në Serinë A  , me fanellën e Veronës dhe brenda saj  ka diçka tepër të veçantë dhe shumë domethënëse.

A nuk është ky një rast unikal për të gjithë futbollistët shqiptar që janë  aktivizuar deri tani në futbollin italian?

 

Pa asnjë dyshim po ,sepse faktet të tilla janë . Dhe   pas ndeshjes kur gazetarët  italian e kanë rrethuar ti marrin një mendim ,një  impersionim pas kësaj ndeshje të madhe  talentit  Kumbulla i vijnë në  vesh thirrijet e pandërpera  të tifozëve shqiptar që  në tribuna  vazhdojnë   të thërrasin: “Edi Reja , dëgjoje stadiumin “Bentegodi” të Veronës ! Një i  kuq i purport i kalon mbi fytyrë  , por  shpejt del nga gjendja  duke u shprehur:”Unë sot jamë  20 vjeç dhe luaj  futboll me shpirt për ekipin , për vete , për familjen time dhe shqiptarët e mi të dashur”.Më bukur se kaq , këto me fjalë zemre  të shprehura nga  një djalë 20 vjeçar , nuk  ka  ku shkon më shumë  dhe më mirë . Dhe të gjitha këto që  pak kush i  kishte menduar se do vinin  kështu dhe kaq  shpejt për këtë djalë   që ka përpara një të ardhme shumë të bukur në fushat e futbollit, ka bërë     që të shfaqin intersimin  agjentët dhe manaxherët e klubeve më të mëdha Evropiane dhe të Italisë .Ata  pas çdo ndeshje të zhvilluar nga Marash Kumbulla kanë filluar ta shkruajnë me gërma të mëdha emrin e tij për ta  bërë  pjesë të ekipeve të mëdha. Inter ,Napoli, Roma, Lacio dhe Juventus, Liverpul, Mancester-Juanidet , Bajer-Munih dhe Atletiko-Madritit  janë  në  gjurmët e  talentit shqiptar .. Ofertat e meraktos të janarit ishin të shumta,  nga shumë klube me emër  por mbrojtësi  shqiptarë që ka luajtur pa frikë , me zemër dhe  në çdo rast në një nivel të lartë suksesi përballë sulmuesëve të tipit Ronaldo, Lukaku,Xheko, Dibala dhe shumë të tjerë , vazhdon të tregohet i përulur  për  kontratën që  ka me Veronën deri në qershor të 2022. Edhe në këtë drejtim  ky  Marash Kumbulla duket se është  drejt një rekordi orgjinal dhe pse jo tepër të veçantë ndër  futbollistët shqiptarë që  në moshën 20 vjeçare kërkohet nga kaq shumë  ekipe elitare  evropiane. Këtë gjë duhet ta thonë  fortë për këtë djalë si Marash Kumbulla , ata që  shfaqen në ekrane televizive dhe emisione sportive dhe jo të “ligjërojën” për Ronaldon dhe Mesin  që shumë pak, për të mos thënë fare , nuk e dinë  kush është Shqipëria dhe futbolli saj . Ata që lakojnë këta njerëz të abonuar të ekraneve as nuk ju  bie ndërmend  ta dinë  se ky Marash Kumbulla është i biri një malësori  i lindur në fshatin Dushman  të zonës të Dukagjinit , që deri në vitin 1996  kur u largua nga Shqipëria drejt brigjeve italiane me skaf  nga  Vlora  , vështirë se ka qenë  i apasionuar  pas futbollit. Si një njeri i thjesht, ky burrë zakoni  edhe  aty në Itali  në komunën e Peschiera del Garda  , disa kilometra larg qytetit të Veronës  ku jeton, ka ditur të bëjë mirë punën e muratorit së bashku  me vëllezërit e tij ku sot drejtojnë një brigadë ndërtimi dhe nuk  e kishin menduar më parë që djali tij Marashi  që mban emrin e gjyshit  do ecte kaq  shumë pas lojës të magjishme të futbollit. Që në moshën  8 vjeçare  djaloshi ndrojtur  do bashkohej me ekipet e moshave të Veronës. Pak më vonë tek ekipet e “Primaverës “ dhe  kur është 18 vjeç aktivizohet tek ekipi parë, por në Serin B.  I vëmendshëm , serioz  , i përkushtuar në stërvitje me atë talent që  rritej çdo ditë ,për të ardhur deri  në ditët e sotme me gjithë forcën e talentit , për të shpërthyer  vetëm në rritje. Dhe si  djalë malësori  që  ka veë një Atdhe , të cilën e njeh më shumë  nga ato që i kanë treguar prindërit e tij  , ky Marash Kumbulla edhe pse ka dy nënshtëtësi  italo-shqiptare , Shqipërinë e do fortë dhe e  respekton  me gjithë zemër .Dhe këtë e ka treguar që në moshën  15 vjeçare në vitin 2015 , kur me çantën sportive  në dorë do zbriste  për herë të parë në Tiranë për veshur fanellën e ekipit kombëtar të U-17 vjeçarëve .Në vitet më vonë  atë  të U-19 dhe U-21 vjeçarëve.Dhe kur kthehej në shtëpi ju tregonte shokëve dhe  familjes për krenarin që ndiente për fanellën kuqezi që mbante veshur. Kështu është rritur ky   djalë i përulur tek puna, tek stërvitja dhe ndeshjet , tek suksesi që kërkon të  marr nga fushat e futbollit. Dhe në 14 tetor 2019 në ndeshjen për “Euro 2020″ , atë midis Moladavisë dhe Shqipërisë trajneri Reja do japi shansin të aktivizohet  34 minuta  lojë , si zëvendësues të mbrojtësit Ismajli. Në këtë ndeshje të fituar 4-0 nga skuadra jonë qëndërmbrojtësi Kumbulla me shtatlartësinë 1,85 cm do  merrte impresionet e para të një lojtari titullar tek  ekipi kombëtar me dëshirën për të qenë shumë shpejt pjesë përbërëse e tij në çdo ndeshje . Kështu pra ky talent 20 vjeçar  , i shumë kërkuar nga klube të nivelit botëror , me emërin Marash Kumbulla  i duhet hapur një vend titullari  në  rradhët e ekipit tonë kombëtar sa nuk është vonë”.