Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas zhvillimit të një takimi elektoral në Bashkinë e Tepelenës nga kandidati për kryetar i kësaj bashkie në ambientet e një kishe në zonën e Leklit.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se mëkat më të rëndë nuk ka dhe se ky çdo kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.
Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:
Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!(FOTO)
Edi Rama dhunon kishat.
Rilindja vë dorë edhe mbi kishat.
Maskarenjtë e rilindjes bëjnë fushatë brenda në kishë.
Shikojini FOTOT se si në Lekël, të Bashkisë Tepelenë, bëjnë fushatë brenda në kishë.
Flasin kusarët e rilindjes me kryqin e shenjtëruar përballë!?
Mëkat më të rëndë se ky nuk ka.
Ky kalon çdo kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.
Asnjë shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit.
Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave?
Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin.
Vetëm këta mund ta bëjnë.
Pushteti tyre është i nëmur, është i mallkuar pasi është prodhim i të pa feve, që fe kanë krimin vjedhjen dhe grabitjen.
Refuzojini ashpër këta vandalë të besimit, që arritën kulmin e mëkatit të tyre njerëzor.
Është i bekuar dhe legjitim çdo qëndrim, veprim apo aksion ndaj tyre.
Të gjithë bashkë kundër atyre, që nuk besojnë tek atdheu, tek familja dhe tek zoti!!