Monika Kryemadhi, urim special për ditëlindjen e nënës

755
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një urim special për nënën e saj, e cila sot ka ditëlindjen.
Në një koment në Facebook, Kryemadhi shprehet: “Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës. Të dua shumë mami im!”.
Postimi i plotë në Facebook:

“Sot ti ke ditëlindjen!
Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.
Të dua shumë mami im!”.
Sigal