Turku kapet “mat” në Kapshticë, fshihte në kamion 6 klandestinë afganë

544
Një 54-vjeçar turk është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi po transportonte klandestinë me kamion, drejt Shqipërisë. Gjatë një kontrolli me skaner të ushtruar në kamionin tip “Ford” me drejtues shtetasin E.M, banues në Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë.
Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, dhe po punon për të zbardhur më tej ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner në një mjet kamion tip “Ford” me drejtues shtetasin turk E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë.
Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Sigal