Kungim në birucat e Shkodrës

1067
Vladimir Shyti

Nderi komunist e kishte shumë të gjerё fushёn e ndikimit dhe qёndronte nё parakushtin e respektimit tё rreptё tё tё drejtave tё gjithkujt dhe nё mospёrdorimin e mjeteve tё padrejta ose joligjore pёr pёrfitime “personale”. Ishte kushti parё pёr tё marrё pjesё nё atё tregti paqёsore. Pёr tё mos humbur, qoftё dhe njё veprim qё ta kundёrshtonin hapur apo nё fshehtёsi, ky kusht merrte njё kthesё tё fortё brutale,madje me dёnime penale nё emёr tё popullit. Si rrjedhim, ekzistonin ligje tepёr tё ashpra pёr tё gjithё ata qё pёrgojonin diҁka “tё gёnjeshtёrt”, kundёr shkrimeve dhe tё mendimit ndryshe, tё pёrmbledhura, njё sentencё qё nuk gjendej nё asnjё gjuhё tё botёs kapitaliste. Atё ditё tё vitit 1977, pas njё shkrimi qё kisha botuar nё redaksinё e gazetёs ‘Luftёtari’, mё arrestuan nё sheshin e kazermёs ku shёrbeja si ushtar i Republikёs Popullore tё Shqipёrisё. Tingёlloi njё zile si larg, nga thellësia e korridoreve dhe, nё tё njёjtёn kohё afёr, fare pranё, pastaj ra qetësi dhe pёrsёri, zilja bie fort. Dikush nga dy punonjёsit e sigurimit tё shtetit, qё mё shoqёronin jep njё sinjal. Koka mё dhembte tmerrёsisht: sikur mё kishin goditur brutalisht me njё gjё tё shtypur dhe, ende s’mё besohej qё unё po hyja nё burg. Nuk shkoi gjatё dhe u dёgjua njё zhurmё hekurash tё frikshёm qё hapёn derёn e ferrit dhe ne u gjendёm nё njё korridor gjysmё tё errёt. Njёri nga shoqёruesit mё foli rrёzё veshit: “Ti je i yni, bёj kujdes! Partia dhe atdheu presin shumё nga ty…Dhe mё dorёzuan njёkohёsisht me njё dosje nё duart e drejtorit tё burgut. Mbi Shkodёr po binte muzgu, vёshtrova pёr herё tё fundit pullazet e shtёpive qё rrethonin ndёrtesёn e paraburgimit dhe humbёm nё koridoret e birucave. Mё pas ҁdo gjё rrodhi me kaq shpejtёsi, siguri e natyshmёri sa nuk kujtoj mё se si u gjenda brenda nё qeli. Pika tё mёdha loti nga dhembja shpirtёrore mё rridhnin mbi faqe. Ato pёrhapeshin, grumbulloheshin dhe krijonin njё lustёr uji mbi fytyrёn time tё mbaruar. Diҁka e butё mё preku nё sup, nuk u tremba dhe, sot s’e kuptoj pёrsenё, pastaj njё dorё e magjishme mё fshiu lotёt. Ashtu i strukur nё njё cep tё birucёs pastrova sytё e skuqur dhe vёshtrova njё burrё rreth tё pesёdhjetave,me njё trup mesatar i rruar taze, flokё gjyrё gri tё prerё shumё shkurt, me sy qё ndrisnin dhe me njё ёmbёlsi nё fytyrё. “Epo,s’qёnkam nё ferr…”, mendova aty pёr aty.”Nuk janё tё lumtur ata, qё mendojnё se janё tё lumtur, derisa nuk kuptohen” , foli ai mbasi u prezantua thjesht si prift katolik me njё zё kishtar e vazhdoi predikimin: “Pёr lavdinё e tyre u nevojitet miratimi i zemrёs njerëzore si heronj tё kurorёzuar, Element tё shenjtё. Pra, ajo ҁka qёndron poshtё synon lart me tёrё brutalitetin e vet, ndёrsa tё lartёsuarit kёrkojnё vendin e merituar me tёrё forcёn e shpirtit tё tyre. Gjithҁka, e natyrёs sё amёshuar, nuk merr kuptim derisa tё pranohen dhe tё jenё tё dёshrueshёm pёr tokësorёt”. Pёr momentin ishte e pakuptueshme ajo ligjёratё pёr moshёn time nёntёmbёdhjetë-vjeҁare, por ditёt, javёt dhe muajt nё vijim, mё larguan trishtimin, mё qetёsuan shpirtin dhe pёrcaktuan idetё, personalitetin, duke njohur mirё Elementin hyjnor. Pastaj me pyeti, sepse isha arrestuar? Ngrita supet, mё pas fola me gjysmё zёri: Shkelje e rregullit tё shёrbimit ushtarak, por ende s’arrij tё perceptoj atё shkelje tё atij dreq rregulli”Ai buzёqeshi nёn hundё, ose i shtrembёrojё ato, njё nёnqeshje mosbesimi, sarkazme apo urrejtjeje pёr ata qё mё kishin dёrguar nё atё qeli, e cila u bё pёr mua mёsonjёtorja e parё e teologjisё. Mbas ca ditёsh mё pyeti, nёse isha i pagёzuar nё kishё dhe, kur isha kunguar pёr herё tё fundit? Me heqjen e fesё dhe mbylljen e kishave nga ai regjim diktatorial nuk i bёnim mё ritet fetare, kёto edhe tё tjera ia shpreha dom Kolec Tonit, i cili akuzohej se bashkëpunonte me njё grup klerikёsh kundёr qeverisё dhe pёrhapte idetё e Papёs e tё Vatikanit. “Do tё kungohemi kёtu nё birucё”, mё tha me njё besim tё madh ndёrvete dhe njё ngazёllim tё paparё. Duheshin disa gjёra tё rёndёsishme pёr tё kryer ritin si, lёng vreshtor tё papёrlyer, miell gruri safi, qemёz e tjera, qё dom Koleci i kishte menduar hollё se si do t’i fuste nё qeli. Nё njёrёn nga ditёt e javёs mё nxorёn para hetuesit. Ishte njё pasdite e heshtur, zyra e tij ndriҁonte nёn dritёn qё depёrtonte me lehtёsi nga perdia e tylit.Ai mё tha tё ulesha, korrikja ishte e gozhduar nё dysheme, gjithashtu dhe tryeza e punёs sa me krijoi idenë se aty ҁdo gjё ishte e mbёrthyer poshtё dyshemesë. Pastaj me shumё mirёsjellje me foli se kёrkonin nga unё qё tё zhbiroja nё mendimet dhe fjalёt e dom Kolec Tonit, pra tё bёja spiunin dhe, partia do tё mendonte pёr tё ardhmen time tё ndritur. U ndjeva shumё keq, i poshtëruar dhe i sakatosur. Ula kryet, nuk mundesha mё ta shikoja nё sy atё pёrbindёsh, si mund t’i bёje keq njё njeriu, aq tё lartёsuar si don Koleci e tё tjerё si ai?! Ai e ndjeu refuzimin tim tё heshtur, ndaj u largua i zemёruar. Do tё desha tё qёndronte dhe tё shpjegoja diҁka pёr arrestimin tim, por erdhi me tё shpejtё gardiani burgut, mё goditi lehtё nё sup dhe mё shpuri nё qeli. Asgjё rreth akt-akuzёs, asgjё rreth meje, unё isha njё anonim nga Durrёsi, njё vegёl e tyre dhe sot e kёsaj dite nuk kam dosje penale nё organet e drejtёsisё. Fola gjerё e gjatё me priftin, ai e priti qetёsisht dhe mё tha, se kishte besim tek unё e mё foli mё pas pёr jetёn e tij para arrestimit. Tё nesёrmen ishte ditё takimi. Me shumё zhurmё u hap dera e rёndё e birucёs. Gardiani shqiptoi emrin e dom Kolecit dhe e mori me vete duke mbyllur sёrishmi derёn. Pёr tё shkuar nё sallёn e takimёve hyje nёpёrmjet njё korridori tё gjatё, pastaj njё shkalle dhe nё fund njё korridor tjetёr. Hyri nё sallё, dy fshatarё nga Rrёnca e prisnin ulur nё stolet e gozhduar qё ndodheshin midis dy kangjellave tё hekurt qё ndanin tё burgosurin nga vizitorёt. Familjarёt e kishin mohuar e tradhtuar dom Kolecin, ndaj nё takime i vinin njerёz qё u kishte shёrbyer shёrbesa fetare edhe pas shkatёrrimit tё kishave. Pasi u pёrshёndetёn e biseduan pёr pak minuta nёn vёzhgimin e policit tё rojes, njeri nga fshatarёt i drejtoi sytё nga buka e misrit qё ishte mbi ushqimet e tjera nё torbёn e hapur mbi suprinёn e hekurt nё mes tyre dhe, bёri njё lёvizje tё kokёs dhe mbylli pёr njё ҁast sytё, shenjё kjo se takёmet e kungimit ishin brenda bukёs sё pjekur me ҁerep. Pasi u kontrollua edhe njё herё torba e ushqimeve padre Kolecin e shoqёruan nё qeli, ku e prisja unё tepёr i emocionuar dhe me frikё nё zemёr. Mё buzёqeshi triumfator dhe ndau bukёn e misrit nё katёr pjesё, nga njё skaj i bukёs hetova njё qeskё tё lёkurtё, tё cilёn e fshehu me shpejtёsi nё gji. Mё tha se nё mёngjes para se tё vinte patrulla e ndёrrimit do tё kryenim ritin e kungimit dhe mё afroi njё copë bukё e pak djathё nape, qё edhe sot e ndjej aromёn dhe shijen e magjishme tё atij ushqimi qё vinte nga populli ynё i varfёr, por me shpirtin dhe idetё sa malet e lartё. Me njё forcё shpirtёrore qartёsie tё jashtёzakonshme, dhe atje ku shkojnё tё Dlirёt, mё hapur ёshtё shpirti atje. Pothuajse e gdhimё natёn duke biseduar nёn terr dhe prisnim me padurim zbardhjen e ditёs sё re. Nuk e di sa kohё kaloi, kur frengjia e birucёs hodhi fashon e parё tё dritёs, duke pёrzënё terrin e zi tё natёs. Njeriu mё intuitë tё jashtёzakonshme zbuloi tek unё dy nga ekstremet e natyrёs sё tij, guximin dhe pasionin misionar, tё cilёt i harmonizonte nё mёnyrё tё magjishme nё atё birucё tё mallkuar. Aty rrёzё murit pranё derёs, improvizoj mbi dy kupat e tona alumini qё shёrbenin pёr ushqimin e vakteve altarin e ritit fetar tё kungimit. Nxori nga gjiri qesen e lёkurtё ,e hapi atё duke cituar psallme nga ungjilli, me duar tё sigurta pa u dridhur lёshoi mbi tasa njё kryq tё drujtё, pastaj tre shishe treqind miligramëshe dy me lёng vreshtor dhe njё me vaj ulliri, njё lugё alumini pa bisht dhe, duke zbrazur qese lёshoi nga dora dy copa sa njё monedhё pesёdhjetë qindarkёshe nafore, pjekur me hijeshi nga miell gruri safi. Mbasi mbaroi sё cituari fjalё nga ungjilli, mё tha se do tё kungoheshim si katolik dhe ortodoks, me qё unё i pёrkisja fesё ortodokse. Bёmë kryq dhe puthёn kryqin e drunjtё, pastaj filloi rituali kungimit. Don Koleci tha fjalёt e ritit, unё kryqёzova duart dhe thoja “amin” aq herё kur ishte e nevojshme. Qemzёn e dogji mbi lugёn pa bisht mbi njё fitil tё hollё qё ishte brenda shishes me vaj, sa filloi t’i digjeshin gishtёrinjtё e brishtё. Tymi qemzёs e ktheu ambientin nё njё kishё tё vёrtetё, aroma e saj hyjnore u pёrhap anё e kёnd birucёs, qё na bёri ta harronim burgun. Fjalёt e padres hapeshin mrekullisht dhe e mbёshtillnin atё, si legjendё heroike. Ai ngrihet para meje nё qiej tё pafund, nё entuziasёm tё lulёzuar, lartёsohet edhe mё nё dlirёsinё e mermertё, para ҁdo breznie qё ngrihet e vdes. Ai pёr mua merr trajtёn e figurёs sё shenjtё, ёshtё perёndia e agimit e forcёs dhe fjalёs sё shenjtё, ai pёrhapte mitin e heroizmit tё urtё dhe dlirёsisё sё shenjtё; rrezet e argjend hyjnore enden mbi vendin tonё tё rёnduar e kaotike,si engjëj tё armatosur vetёm me flatra. Gjaku Krisht tha sё fundi duke hapur shishet e lёngut vreshtor, ku edhe i vumё nё buzё. Trupi Krishtit, qё u sakrificua pёr njerëzimin dhe pёrtypёm naforet e grunjta. Por sakaq, dera e rёndё e birucёs sa nuk u shqye dhe dy policë hynё brenda me rrёmbim duke bёrtitur sa kishin nё kokё. Prishёn me shkelme altarin e improvizuar dhe na vendosёn prangat e hekurta nё duar, qё na i shtrёnguan aq shumё sa qё na kёrcitёn kockat. Njeri prej tyre mё nxori nga biruca me forcё, me tё bёrtitura e tё shara si, qeni Durresit, armiku popullit e tё tjera fjalё qё s’i mbaj mend. Qysh nga ajo ditё s’e pashё mё me sy mikun tim tё dashur mё tё pёrzemёrt, don Kolec Tonin. Mё hodhёn si qen të zgjebosur tutje nga kampi famёkeq tё Torrovicёs, i harruar nga partia dhe njerëzit e mi tё dashur.
Sigal