Kanë nisur punimet për ndërtimin e bajpasit të Elbasanit, projekt që synon të përmirësojë qarkullimin dhe të lehtësojë trafikun në një prej akseve të rëndësishme rrugore të vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi gjatë inspektimit të punimeve, se segmenti do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, sipas standardeve të rrugës Tiranë-Elbasan.
“Kemi filluar punimet në bypassin e Elbasanit. Për ta konkretizuar është pjesa ku fillon hinka e autostradës Tiranë – Elbasan. Do të jetë autostradë e kategorisë A, sipas të njëjtave standardeve që është aktualisht sot rruga Tiranë-Elbasan.
I japim zgjidhje trafikut të krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe sidomos gjatë sezonit turistik. Dy kontratat janë lidhur tashmë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Segmenti i parë që fillon menjëherë aty ku përfundon rruga Tiranë- Elbasan tashmë ka filluar nga punimet.






















