Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Kuajt

590
Sigal

Ku dreqin janë?! Ku dreqin fshihen?!

Të bëj një zap,

të fluturoj.

Të fluturoj si një shigjetë.

Gjithë kalëronjësit  të shikojnë

si kalëron një poet!

 

Ku dreqin fshihen?!

Ku dreqin janë?!

Ta rrëmbej një edhe të ik.

Të fluturoj përmbi vargmale,

të kapërcej çdo pritë

pa frikë.

O kuaj ëndërrash,

të palindur,

magjepsja ime shend e verë!

Më vjen keq nëse do vdes,

pa ju gëzuar

qoftë njëherë.

 

Më vjen keq, magjepsja ime,

Nëse s`të prek njëherë në jetë!

Po sigurisht,

në mijëra shekuj,

do të të prekë një poet.

 

Do kalërojë njëherë poeti

si rrallë kalorës,

si profet!

O kuaj ëndrrash,

të palindur,

Sa ju lakmon poeti i shkretë!

 

Itali, Giffoni Valle Piana, Ornito, shtator, 1998