Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Artemida

489
Sigal

Mirëmëngjesi, o e Bukura e Dheut!
Rrezja e parë diellore,
shkëlqim e dritë!
O e Bukura e Dheut,
mirëmëngjesi!
Dhe afrohem,
dhe e puth,
ëmbël,
lehtë.
Ajo përhap atë dritën e saj të madhe,
pa të cilën s’do të mund të ekzistonte ky shpirt.
Kjo jetë.
Pa të cilën,
s’do të mund të kishte lindur dot ky mëngjes