Suplementi Pena Shqiptare/ Teodor Keko

208

Lindi në Tiranë më 2 shtator 1958 dhe ndërroi jetë në vitin 2002 në Selanik.

Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Teodor Kekos

 

1958 Lindi në Tiranë më 2 shtator
1979-1983 Kryen studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës
1983-1990 Gazetar në gazetën letrare “Drita”
1990 Bashkohet me grupin nismëtar të lëvizjes demokratike në Shqipëri
1991-1992 Deputet i Partisë Demokratike, partisë së parë opozitare në Shqipëri
1992-1996 Deputet i Partisë Demokratike deri në 2 shtator të vitit 1992 kur jep dorëheqjen nga grupi i saj parlamentar
1992-1996 Bashkëthemelues i Partisë Aleanca Demokratike dhe anëtar i grupit të saj parlamentar
1992-1996 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias
1994 Kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”
1995 Kryeredaktor i gazetës letrare “AKS”
1996 Kryeredaktor i gazetës “Aleanca Demokratike”
1998 Anëtar i Bordit Këshillimor të ministrit të Kulturës Edi Rama
1999 Këshilltar i ministrit të Shtetit Preç Zogaj
1999-2002 Këshilltar për kulturën i kryeministrave Ilir Meta, Pandeli Majko, Fatos Nano
1983-2002 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
1983-1992 Anëtar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë
1991-2002 Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
1991-2002 Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Evropës
1991-2002 Anëtar i Forumit Ballkanik të Gazetarëve Profesionistë
1991-2002 Anëtar bordi i gazetave “Rilindja Demokratike” dhe “Koha Jonë”
1991-2002 Anëtar bordi i revistave “Spektër”, “Klan”, “XXL”, “Prestige”
1997-2002 Anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
1999-2002 Anëtar i Këshillit Artistik të RTSH-së
1979-2002 Bashkëpunëtor i gazetave dhe revistave më të mëdha e prestigjioze në Shqipëri, si: “Zëri i Rinisë”, “Hosteni”, “Nëntori”, “Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Albania”, “Gazeta Shqiptare”, “Aleanca Demokratike”, “AKS”, “Poli i Qendrës”, “Korrieri”, “Klan”, “Spektër”, “XXL”
2002 Vdes në Selanik

Vlerësime në konkurse

1981 Çmimi i dytë (“Si mund të kthehet dardha në gorricë” – skicë), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”
1982 Çmimi i dytë (“Një shfaqje e huaj” – fejton pa emër), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”
1982 Çmimi i parë (Cikël me poezi), Konkursi letrar i gazetës “Studenti”
1982 Çmimi i tretë (Cikël me poezi), Konkursi vjetor i revistës “Nëntori”
1987 Çmimi i dytë (“Shtatë mrekullitë e menysë” – skicë), Konkursi vjetor i revistës “Hosteni”
1987 Çmimi i parë (“Kongres fitimtarësh” – poemë), Konkursi vjetor i gazetës “Zëri i Rinisë”
1988 Çmimi i tretë (“Zhgënjim” – novelë), Konkursi vjetor i revistës “Nëntori”
1989 Çmimi inkurajues (“Pretenca” – roman), Konkursi kombëtar i 45-vjetorit të Çlirimit
1996 Çmimi i parë (“Kriza e vlerave” – publicistikë), Konkursi i gazetarisë “Velija”
1998 Çmimi “Penda e Argjendtë” (“Made in Albania” – vëllim me tregime), Konkursi kombëtar letrar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
1998 Çmimi i parë (“……………..” – analizë), Konkursi i gazetarisë “Soros”

Të dashuruar

 

Atëherë ditët qenë të bukura
dhe mbanin erë jargavan.
Në muzg t’i shfaqeshe e brishtë
me hënën flokëve -karficë e bardhë.

Dhe parqeve të qetë gjer vonë
ne putheshim. Dhe prapë.
Në gjoksin tim kokë e verdhë
në rrugë ëndrrash galop kish marrë.

Përqafimi

 

Po fryn një erë e ngrohtë nga jugu,
në park, ngadalë përkulen pemët,
si krahë të dridhshëm të dashuruarish
në përqafim ndërthuren degët.

Dhe mua më kujtohesh ti
e ngrohtë, e bukur si kjo erë,
me krahët lidhur pas trupit tim
për puthje etur dhe pamje mjerë.