Suplementi Pena Shqiptare/ Disa mendime për librin me kujtime të shkruar nga Osman Murati “Një jetë me emocione”

682
Sigal

 Disa mendime për librin me kujtime të shkruar nga Osman Murati “Një jetë me emocione”

Luan Shahollari

 

  1. Osman Murati me këtë libër ka përmbushur një detyrë që duhet ta kryejë çdo intelektual që mendon se veprimtaria e tij shtetërore apo private ka vlerë jo vetëm për rreth të ngushtë familjar apo shoqëror por edhe për një opinion të gjerë publik.

 

  1. Ky libër me kujtime është një rrëfim i sinqertë i autorit që prek të gjitha fazat e jetës së tij nga vegjëlia e deri në ditët e sotme,kur edhe pse ka tejkaluar moshën për pension, ende nuk i është zbehur dëshirë për punë, pasi kështu është mësuar ai një jetë të tërë.

 

  1. Osman mbron me pasion arritjet e shënuara në vitet 1945-1990 pasi për këto arritje kanë punuar e sakrifikuar dy breza: ai që bëri LANÇ dhe filloi reformat e para si dhe brezi që punoi për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Osmani hyn në grupin e dytë dhe punoi me përkushtim e ndërgjegje të lartë në gjitha detyrat ku patën caktuar organet partiake apo shtetërore.

 

  1. Osman mund të jetë i pari, apo nga të parët, që një pjesë të Kujtimeve i a ka kushtuar veprimtarisë së tij në fushën e biznesit të pas viteve 1990, duke dëshmuar se është po aq transparent dhe i aftë si dhe para këtij viti në funksione të ulëta apo të larta shtetërore.

 

  1. Duke përshkruar vështirësitë e tij në biznes, autori sjell edhe një panoramë të reformave të tregut të lire në Bullgari, pasojave të tyre në mungesën e mallrave të vendit, të cilat ngjajnë si dy pika uji me gjendjen në Shqipëri. Ai sjell edhe tipare e zakone përafërta të jetës shoqërore në të dy vendet.

 

  1. Në këto kujtime autori shprehet edhe për personalitete apo figura politike dhe historike bashkëkohore të para dhe pas vitit 1990 duke shfaqur mendimin e tij hapur ,edhe pse mund të bjerë ndesh me mendime  të ndryshme të shumë të tjerëve.

 

  1. Për aq sa e kam njohur, dëshiroj të ve në dukje një tipar themelor të karakterit të Osman Muratit: Vendosmërinë e tij për t’i çuar gjerat deri në fund,pavarësisht nga vështirësitë që i dalin rrugës.

 

  1. Sigurisht Kujtimet janë pronë e autorit dhe nuk diskutohen. Por, po ta kisha lexuar më parë, do të sugjeroja që të shmangte disa përsëritje dhe hollësi të jetës së përditshme në fushën e biznesit dhe atë shoqërore. Po kështu, për argumentim të mendimeve të tij,mund të përdorte më shumë të dhëna statistikore ekonomike apo financiare.

 

  1. Më në fund le t’i urojmë sh. Osman shëndet e mbarësi në jetë!