Suplementi Pena shqiptare/Ali Asllani -Vajzat Shqiptare

499
Sigal

“Askush tjetër nuk e përjetoi udhëkryqin e historisë sonë me atë tronditje, me aq stoicizëm njerëzor e artistik si Ali Asllani; askush nuk u ngrit brenda vetes – në radhë të parë brenda vetvetes në lartësira të atilla meditimi brengosës, kur njeriut i këputet pika e lotit dhe ai nuk e kupton dot, nëse qan apo qesh njëherësh. “

Fatos Arapi

 

Ali Asllani -Vajzat Shqiptare

 

 

 

Kush të ka dërguar, hëna apo dielli?

Pa më thuaj të lutem, sa  yje ka qielli?

Në je ndonjë flutur,kush të ka qëndisur ?

Kush është ajo dorë, që të ka stolisur ?

 

Pa le të dëgjojmë njëherë a dy herë,

Fol, moj dallëndyshe, që këndon mbi derë!

Fol, moj dallëndyshe, se sa më vjen mirë,

Mos je ndonjë vajzë nga një vend i lirë?

 

Unë jam një arbëreshe, rroj këtu në rrëza,

Një gjak e një gjuhë kemi me thëllëza;

Pullumb e sorkadhe jemi fare  e fis,

Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!

 

Çdo të mira kemi, diell si ar,

Derdhet përmbi neve nga çdo vend më par’

Lil’ e vendit tënë katër stinat çel

Edhe erë e bukur na deh e na vel!