Suplementi Pena Shqiptare/ Ladi Bizhga: Lojë pa rregulla

537
Sigal

Kam kërkuar

Ngjyrën e syve tuaj në qiellin blu,

mes reve dhe diellit,

gjithçka …

kërkuar kam dhe zemra ime dridhet në prekjen,

e lëkurës,

Në pëshpëritjet e zërit tuaj në veshët e mi,

ngrohtësia e trupit tuaj ,

tek i imi shkrirë.

prekja e gishtave në lëkurën time,

me butësinë e dashurisë suaj

atë që ne duam me stuhinë tonë,

të seksit,

marrëzi.

Instinktet e dashurisë

dhe dëshirat dhe kalimet e shikimeve

që në mendje shkrihen në zemrën time ah,

dëshira e madhe,

për të dashur dhe dashuruar.

lëkura juaj e butë si petale dhe e puth me mall

dhe qaj me ty dhe për shkrihemi nga aroma e saj.

Dëshira, dashuria dhe butësia,

me petalet e ëndrrës.

prek pareshtur trupin tuaj

ndjeshmëria dhe zemra.

Ndjej parfumin tuaj në trupin tim

ndjenjat dhe epshin e dashurisë

dhe butësinë, te rotondot e trupave tanë

me duart tuaja, ti mua përkëdhel,

fantazitë e trupit zotëroj.

kur të gjitha ëndrrat e mia

fillojnë pasionin e madh te dashurisë,

me mijëra puthje,

si flutura parajse përkëdheljeve,

dëshirave dhe ndjenjave..

dhe epshin e dashurisë dhe butësinë,

te rotondot e trupave tanë me duart tuaja,

ti mua përkëdhel, fantazitë….