Suplementi Pena Shqiptare/ 23 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit

1327
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj. Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.

Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. Suksesi i librit dhe i të drejtës autoriale varet kryesisht në mbështetjen që duhet marrë nga të gjitha palët e interesuara ku hyjnë autorët e librit, botuesit, mësuesit, bibliotekistët, institucionet publike dhe private, OJQ-të dhe mediat, të cilat mobilizohen në çdo vend. Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, jo vetëm libri që ka ndikim shpirtërore, arsimore dhe kulturore, por ai përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën. Kjo ditë është një mundësi për të nisur një fushatë të gjerë dhe të qëndrueshme për ngritjen e vetëdijes, duke synuar të mbështesë veprimin e aktorëve lokalë dhe institucioneve në favor të librit dhe të leximit. Ajo bazohet në një qasje pjesëmarrëse dhe në partneritet me profesionistë, aktorët politikë dhe përfituesit që nënkuptohet në nivel kombëtar dhe rajonal.

Përse është 23 Prilli Dita Botërore e Librit?
Data 23 prill është përzgjedhur të jetë dita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autoriale. Kjo datë ka një kuptim simbolik për letërsinë. Në 23 prill të vitit 1616 janë ndarë nga jeta William Shekspir, që konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohërave dhe Miguel Servantes, autor i librit Don Kishoti i Mançës, që cilësohet si vepra më e përkthyer në botë. Kjo datë është një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit.

Origjina
Ideja e “Ditës botërore të librit dhe Të drejtave të autorit” e ka origjinën e vet në Katalonjë, ku me rastin e 23 prillit, ditës së Shën Gjergjit, dhurohet një trëndafil për çdo libër të shitur. Kjo datë ka, po ashtu, edhe një vlerë të veçantë simbolike meqë në 23 prill të vitit 1616 kanë vdekur njëherësh Cervantes, Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega. Përmes festimit të “Ditës së librit dhe Të drejtave të autorit”, UNESCO ka për qëllim të nderojë në mbarë botën librat dhe autorët, duke inkurajuar kënaqësinë e leximit dhe respektin për rolin e pazëvendësueshëm të atyre që kanë ndërtuar e kontribuar në progresin shoqëror dhe kulturor të mbarë njerëzimit. Viti 2010 është quajtur “Viti ndërkombëtar i afrimit mes kulturave” dhe objektivi që Konferenca e Përgjithshme e Unesco-s ka vënë është ai i përforcimit dhe intensifikimit të dialogut mes kulturave, i respektit etik dhe reciprok me tyre, elemente kyçe këto në kuadrin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Kushtetutës së Unesco-s.

Edhe në Shqipëri dhe trevat shqiptare, letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese si dhe mundësive për tregtimin e tij. Por puna për inkurajimin dhe nxitjen e gjeneratës së re duhet të përforcohet pasi kultura e të lexuarit sot sfidohet më shumë se kurrë nga kultura e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur që ofrohet nëpërmjet internetit. Përpjekjet për nxjerrjen në pah të vlerave të mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen jo vetëm ata që e kanë për pasion apo që thjesht përpiqen ta tregtojnë atë, por e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’ia ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, qeveria dhe ministria e arsimit si dhe organizatat e tjera që merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në këtë drejtim. Shtëpia e Librit mbetet e përkushtuar jo vetëm në promovimin e librit shqip, por mbi të të gjitha vlerave dhe thesareve të mirëfillta kulturore dhe morale të tij.
Sigal