Suplement Pena Shqiptare/ Dritëro Agolli Epitaf

81

Do jetë siç ishte më parë,
Do ketë të rinj edhe pleq,
Dhëndurë të krehur, të larë
Dhe nina – nana në djep.
Do ketë parti dhe shoqata,
Patjetër dhe një president,
Dhe dita do ndërrohet nga nata,
Pas natës do të ketë mëngjes.
Vërtet, si tani do të jetë
Në rrugë do ketë asfalt.
Në rrapin me mjekër- fletë
Dhe dredhëz të kaltër mbi gardh.
Ndonjë poetuc do të thotë
Nuk qenka çrrënjosur ky qen?
Një zë do përgjigjet nën tokë:
“Jam hiri, të zotin në libra e gjen!”