Paparaci/ Ismail H. Xhaferri: BOTA SOT…

1065
Sigal

 

 

Ismail H. Xhaferri

Nuk e di pse kam një dhimbje,

Brenda m’u në kraharor,

S’ka më engjëj bota jonë,

S’ka më engjëj dhe shenjtorë!

 

S’ka me engjëj, engjëjt ikën,

(Të gjithë kemi nga pak faj),

Ikën engjëjt e shenjtorët,

Dhe u mbush bota me djaj!

 

Botë, ku gjithë politikanët,

E bëjnë jetën si bejlerë,

Kush punon mbetet i varfër,

Djersë e ballit s’ka më vlerë.

 

Ikën engjëjt, na braktisën,

Na mori djalli në dorë,

Ç’nuk po ndodh në këtë botë,

Që ka mbetur pa shenjtorë!!!

 

S’ka më engjëj bota jonë,

Bota që ëndrra kudo vret,

Bota e etur për para,

Njerëzit etur për pushtet.

 

Bota false, njerëzit false,

False buka, false mishi,

False edhe kushtetuta,

False fjala, falso shpirti!

False besa, false nderi,

Nuk ka më një varkë shpëtimi,

False edhe patriotët,

False dhe patriotizmi.

 

Botë e lodhur, botë e ndotur,

Ku të gjej një shpirt të pastër?!

Botë e mbushur me urrejtje,

Botë e mbushur me të varfër!

Botë e poshtër, botë e pistë,

Ku e keqja ka bërë rrugë,

Botë ku vriten të pafajshëm,

Botë ku flenë fëmijë pa bukë.

 

Botë me luftëra pa kuptim,

Botë me shumë padrejtësi,

Botë që quhesh njerëzorë,

Por nuk gjejmë dot një njeri!

Botë e egër njerëzore,

Dhimbjen s’di si ta rrëfej,

Pse më bën mos të të dua,

Pse më bën të të urrej?!