Zidane: Benzema është i paprekshëm te Reali

618
Sigal

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka pranuar se do të ketë ndryshime në verë, duke theksuar se shumë lojtarë mund të shiten.

Megjithatë, Zidane e mohoi se Benzemanë do ta zëvendësojë me një sulmues tjetër.

“Benzema është i përshtatshëm me të gjithë, sepse ai mund t’i bashkojë të gjithë lojtarët e mirë. Ai është ndryshe, nuk është 9-sh tipik. Ai e di se mund t’i bëjë shumë gjëra, mund të shënojë si 9-sh dhe mund ta rregullojë lojën”, tha Zidane.