Pas transferimit te Real Madrid, Eden Hazard i ka thënë lamtumirë ishullit, por në një mënyrë që as shokët e ekipit nuk e kishin menduar. Për 100 milionë euro ai i ka kthyer kurrizin Premier League dhe ka firmosur një kontratë deri më 2024 me Los Blancos.
Pasi finalizohet një transferim, zakonisht duhet të vijë një lamtumirë e denjë me shokët e ekipit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Emerson Palmiri ka rrëfyer për ESPN se Hazard i ka dërguar një mesazh në WhatsApp shokëve, duke shkruar: “Faleminderit, ju dua të gjithëve” në grupin e përbashkët.
Pas këtij mesazhi, ai është larguar nga grupi. Një veprim aspak i hijshëm nga Hazard, i cili ka lënë gojëhapur ish-miqtë e tij.