300 ndeshje me Partizanin, klubi i “demave” surprizon portierin Hoxha në stërvitje

233
Sigal

Alban Hoxha luajti një ndeshje të veçantë ndeshjen e fundit ndaj Kukësit. Portieri, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Partizani ka arritur në kuotën e 300 ndeshjeve.

Klubi i kuq së fundmi i ka rezervuar një surprizë në qendrën stërvitore në në prag të derbit me Tiranën. Portieri nga Cërriku iu bashkua “demave” verën e vitit 2013.

Më parë ai ka qenë pjesë e Dinamos, Turbinës, Apolonisë, Kastriotit dhe Besës së Kavajës, nga edhe erdhi te skuadra e Partizanit.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme