Ish-futbollisti i Juventusit pjesë e valës së dytë të të infektuarve, bëhet i ditur emri i tij

288
Sigal

Martin Kaseres është një nga tre lojtarët e prekur me COVID-19 në radhët e Fiorentinës, duke iu referuar raportimeve të “El Pais” në Uruguaj.

Vetëm pak ditë më parë Fiorentina njoftoi një valë të dytë të prekurish me virusin e tmerrshëm, 3 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit, duke shtuar se ata i janë nënshtruar karantinës për 14 ditë.

“Nga 6 t prekur tashmë janë vetëm 5, sepse një pjesëtar i stafit u shërua. Gjithashtu 2 futbollistë kanë rezultuar negativë në testin e parë dhe presim testet e dyta,” deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fiorentinas, Joe Barone për “Gazetta dello Sport”.

Martin Kaseres është një futbollist uruguajan 33 vjeçar i cili më parë ka luajtur edhe për “Zonjën e Vjetër”.