VIDEO/ Interi fitore me përmbysje, zikaltrit marrin sërish kreun në Serie A

466
Sigal

Pas disfatës në Champions, Interi është rikthyer tek fitorja duke marrë sërish kryesimin provizor në Serie A.

Të besuarit e Antonio Contes mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Veronës e cila kaloi e para në avantazh.

Në minutën e 19’ ishte sulmuesi Valerio Verre që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Por goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë me anë të Matias Vecino i cili realizoi me kokë duke mposhtur në këtë mënyrë portierin kundërshtar.

7 minuta nga fundi i takimit doli në skenë talenti Nicolo Barella i cili shënoi golin e parë me fanellën zikaltër.

22-vjeçari realizoi një gol me të vërtet shumë të bukur.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 31 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Juventusi që të dielën në mbrëmje përballet me Milanin.