Aksident tragjik në Tiranë, 2 të vdekur

412
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.

Dy persona kanë humbur jetën në një përplasje të ndodhur në fshatin Bërzhitë të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mesnatës.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemën. Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ende nuk ka informacione në lidhje me identitetin e dy viktimave dhe nëse ka të plagosur nga kjo ngjarje e rëndë.