Pas një viti pritje, sistemi VAR do të përdoret që nga sezoni i ardhshëm në UEFA Champions League. Komiteti ekzekutiv i UEFA dha ok për projektin e presidentit Ceferin, ku ky sistem do të përdoret që në playoff-et e gushtit të kompeticionit më të madh për klube.

Ceferin ishte i qartë në shortin e hedhur në Montecarlo. Gjyqtarët nuk janë akoma gati dhe UEFA duhet të rregullojë impiantet e strukturat, në mënyrë që të jenë gati për një standard të njëjtë. Slloveni ishte shumë i prerë në lidhje me këtë situatë, pasi është tjetër gjë organizimi i një turneu si Botërori, i cili zhvillohet vetëm një vend, e është ndryshe një turne ku përfshihen 55 kombe.

Ideja e federatës evropiane është të testojë VAR në Superkupën e ardhshme të Europës, më 14 gusht në Stamboll, e më pas të niset zyrtarisht në Champions. Një sezon më pas, 2020-2021, zgjerimi do të ndodhë edhe në Europa League