Tifozët katalunas ofendojnë Moratën, shikoni gjestin e turpshëm që bën ai

448
Alvaro Morata ka qenë në shënjestër të koreve të tifozëve katalunas përgjatë sfidës së djeshme midis Barcelonës dhe Çelsit. Edhe pse sulmuesi spanjoll u aktivizua nga stoli, ato pak minuta mjaftuan që të krijohej tension midis tij dhe tifozëve.
Tifozët po e ofendonin atë me korë ku thuhej “Madrilen, biri i k…..”. Por, Morata nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka reaguar turpshëm duke prekur organet e tij gjenitale.
Sigurisht që kjo gjë i ka acaruar edhe më shumë tifozët, që kanë vazhduar me fyerjet në drejtim të tij deri në fundin e takimit. Kujtojmë që Alvaro Morata është një madrilen i lindur, sepse është rritur në ekipet zinxhir të realit të Madridit e deri te ekipi i parë.
Sigal