Sulmuesi i kombëtares dëmtohet në kavilie, braktis grumbullimin

479
Sigal

Shqipëria do të luajë këtë të diel ndaj Francës, por lajmet e këqija nuk kanë fund për kuqezinjtë. Përgjegjësi i mediave në FSHF, Andi Verçani ka njoftuar pak minuta më parë se në këtë ndeshje do të mungojë Florian Kamberi.

Sulmuesi 24-vjeçar ka pësuar një dëmtim në kavilie paraditen e sotme dhe më pas është larguar nga grumbullimi i kombëtares. Mësohet se sulmuesi ende nuk ka marrë lejekalimin nga FIFA dhe në këtë mënyrë edhe nëse do të ishte i gatshëm, sërish nuk do të kishte mundësi që të luante.