Jurgen Klopp kualifikohet në finale e Botërorit, duke u zënë me trajnerin kundërshtar

549
Sigal

Liverpool shkon në finale të Botërorit të klubeve, pas fitores kundër meksikanëve të Monterrey, por ndoshta fakti që dorëzoi pa kushte Carabao Cup (i mundur 5-0 nga Aston Villa) e ka bërë nervoz Jurgen Klopp. Gjermani është parë nervoz gjatë ndeshjes dhe debatet me Antonio Muhamed i kaluan polemikat e casteve të ndeshjes, aq sa argjentinasi i kërkoi teknikut të Reds ta zgjidhnin jashtë.

Natyrisht arbitri nuk ishte i këtij mendimi dhe i tregoi kartonin e verdhë të dy trajnerëve, duke vendosur qetësinë. Klopp në anën tjetër një lloj hakmarrje ndaj rivalit e arriti, duke u kualifikuar për në finalen e kompeticionit me rezultatin 1-2, me golin vendimtar të Firmino në minutat shtesë. Tani përballë anglezëve është Flamengo, me finalen që do të luhet në Doha të Katarit ditën e shtunë për të shpallur klubin më të mirë të botës për vitin 2019.