Presidenti Ilir Meta kallëzon penalisht Ardian Dvoranin e KED-së, ja dy veprat penale

485
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka lajmëruar në një konferencë për shtyp, se ka vendosur të kallëzojë penalisht, kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani, për Shpërdorim Detyre dhe Përvetësim i Titullit të Detyrës Shtetërore.

Dëshiroj t’ju bëj të ditur, vendimin tim si President i Republikës dhe Kryetar i Shtetit, për të paraqitur ditën e hënë, kallëzim penal, si President i Republikës, kundër zotit Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Unë, Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Shtetit, akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale:

– Shpërdorimi i detyrës.

– Përvetësimi i Titullit apo Detyrës Shtetërore“, u shpreh Meta në konferencë.

Presidenti do të depozitojë pranë Prokurorisë kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, ditën e hënë.

Ndërsa ditën e sotme, Kuvendi votoi një rezolutë për Gjykatën Kushtetuese, pas përplasjes me Presidentin. Lidhur me këtë rezolutë ka reaguar edhe Gjykata Kushtetuese, e cila deklaron se nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime, por bie në sy, se në listën e gjyqtarëve të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës, mungon emri i Arta Vorpsit e cila u betua tek noteri, ndërsa është përfshirë Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga Presidenti Meta.