I diplomuar në Bachelor, 9 vjeçari gjeni po specializohet në inxhinieri elektrike, rrëmben vëmendjen e Oxfordit

456
Sigal

Laurent Simons, është një 9 vjeçar belg, i sapo diplomuar në Bachelor.

Ai po përfundon studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Eindhoven, raporton ‘The Telegraph’.

Mund të duket e çuditshme, por 9 vjeçari ka një kuotë inteligjence të barabartë me 145, shumë kjo më e lartë se mesatarja.

Simons arrin të zgjidhë probleme shumë komplekse, që një i rritur me aftësi të zakonshme mund ti zgjidhë në jo më pak se dhjetë javë ose ndodhta edhe nuk mund ti zgjidhë fare.

Lëndët e tij të preferuara janë matematika, shkenca dhe aplikacionet teknike.

Tek Laurent është drejtuar vëmendja e universiteteve më të mira të botës, nga Oxfordi deri tek kolegjet amerikane.