Përfundon telenovela, mesfushori i Liverpulit pranon ofertën e Juventusit

513
Ashtu siç përflitej prej kohësh, Emre Xhan do të jetë përforcimi i radhës për Juventusin. Pas katër vjetësh në Liverpul, merr fund kështu historia e gjermano-turkut me klubin anglez. Ai është gati për të pranuar ofertën e “Zonjës së Vjetër”, për të luajtur që nga sezoni i ardhshëm në Torino.
Lajmin e kanë bërë të ditur spanjollët e “Marca”, të cilët njëkohësisht bëjnë të ditur edhe shifrat e akordit. Kontrata e mesfushorit me bardhezinjtë pritet të jetë katërvjeçare, teksa në arkat e xhepat të futbollistit çdo sezon do të shkojnë 5 milionë euro, shifër, së cilës do t’i shtohen edhe një sërë bonusesh në lidhje me arritjen e objektivave ekiporë.
KUSHT- Teksa bisedimet janë drejt mbylljes, i njëjti burim bën të ditur se si kusht të firmës së tij, Xhan ka kërkuar një klauzolë të ulët. Duke qenë se vjen te Juvja me parametër zero, ai ka shprehur vullnetin për të pasur një tarifë largimi jo shumë të lartë në mënyrë që të jetë sa më pak i kushtëzuar në momentin që do të mendojë se aventurës së tij torineze i ka ardhur fundit.
Sipas Xhan ai vjen falas, ndaj çfarëdo shifre që të arkëtojnë bardhezinjtë në të ardhmen duke e shitur do të jetë një plus financiar për arkat e klubit italian. Pikërisht në kuadër të këtij diskutimi firmat mes palëve po vonojnë, me zyrtarizmin që në mos çështje orësh, do të jetë çështje ditësh.
Sigal