Sport / Franc Ymeralili, nga kapiten tek Rodosi tek Bylis i Ballshit

509
Sigal

Franci Ymeralili nga kapiten te Rodosi, në Kategorinë e Parë dhe tashmë tek Bylisi

 

Ballshiotët në merkaton e janarit kanë afruar kapitenin e skuadrës së Rodosit, mesfushorin e djathtë. Mallakastrioti para disa vitesh shihej si një talent në vendin tonë, e madje ka spikatur edhe me kombëtaret e moshave, U-15, U-17 dhe U-19. Franci Ymeralili ka zgjedhur Bylisin, nisur nga synimet që kishte në janarin e shkuar, për t’u rikthyer në elitë, por edhe për të luajtur sezonin e ardhshëm mes më të mirëve. 24-vjeçari që numëron 450 minuta në pjesën e dytë të sezonit me mallakastriotët ka pohuar: “Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur në janar sepse unë synoja që të vija në Shqipëri dhe të luaja në Superiore. Tashmë jam pjesë e Superiores dhe më vjen mirë që edhe unë kam dhënë një kontribut të çmuar që skuadra e qytetit tim të ngjitej në elitën e futbollit shqiptar. Në ndeshjen e fundit luajta dhe titullar, por u ndëshkova me kartonë”. “Unë jam i kënaqur edhe me aktivizim, në skuadër ka shumë konkurrencë dhe Bylisi ka treguar se është një ekip Superlige, madje edhe në takimet me ekipet e së Parës mendoj se kemi bërë diferencën. Tashmë kanë mbetur edhe dy ndeshje zyrtare, Besa dhe finalja me Vllazninë. Më vjen keq që do të mungojë ndaj kavajasve por shpresoj që të jem në finale dhe të fitojmë trofeun që Kupa të vij në Ballsh. Do të jetë “qershia mbi tortë”. Ne jemi gati, po stërvitemi dhe po punojmë shumë. Mua më ka mbetur merak fakti që nuk luajta me Shpresat ndonëse isha në formën time më të mirë”, – thaYmeralili, një nga lojtarët vendas të skuadrës së Bylisit.