Sigal

Krystian Popiela, ish-sulmuesi i Cagliarit në “Seria A”, ka humbur jetën në moshën 20-vjeçare si pasojë e një aksidenti me makinë.

Lajmin e ka konfirmuar Sardegna Sport që saktëson se Popiela vdiq në një aksident me makinë të dielën në mbrëmje. Ai fillimisht ka humbur kontrollin e makinës së tij “Wolkswagen Passat” dhe është përplasur me një mbajtëse në rrugët e Polonisë, vendin e lindjes, shkruajnë mediat në Itali.

Ndërkohë klubi i Cagliarit në rrjetet sociale për ngjarjen ka shkruar: “Cagliari është thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik për vdekjen e të riut Krystian Popiela, i cili ishte vetëm 20 vjeç. Popiela mbërriti në Sardinia në moshën 17-vjeçare, duke debutuar për Primaverën në janar të vitit 2016,”- thuhet më tej në komunikatë.

Së fundmi futbollisti ishte pjesë e skuadrës Unia Tarnow në Poloni, e cila e federoi që nga 18 korriku i 2018-s.