Video/ “Kemi zemër…”: fjalimi i Rejas në dhomat e zhveshjes bëhet viral

473
Sigal

“Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë” Me këto fjalë Edy Reja ka ngritur peshë zemrat e futbollistëve kuqezinj pas transfertës së fituar me rezultat historik kundër Moldavisë. Në dhomat e zhveshjes italiani bën liderin dhe nuk harron ti atribuojë meritat grupit.

Në postimin e bërë nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale tekniku 74 shihet ti drejtohet kuqezinjve me vlerësim, duke kujtuar se asgjë nuk është rastësi. Italiani ka justifikuar rezultatet zhgënjyese, ndërsa e ka quajtur skuadrën e tij “me zemër”.

FJALËT E TEKNIKUT EDY REJA NË DHOMAT E ZHVESHJES

“Pavarësisht se tifozat iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush.

Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim katër pikë më shumë. Tri me Turqinë dhe një me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”.