Shqiptarët, në mëshirën e goglave

232

Sot, në selinë e UEFA-s do të hidhet shorti për skuadrat shqiptare në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës

Sot, në selinë e UEFA-s do të hidhet shorti për skuadrat shqiptare në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, ku katër skuadrat shqiptare: Skënderbeu (në Ligën e Kampioneve) si dhe Kukësi, Teuta dhe Laçi (në Ligën e Europës) do të njohin fatin e tyre në dy kompeticionet europiane për klubet. Tri skuadrat që do të marrin do të marrin pjesë në Ligën e Europës, do t’i zhvillojnë ndeshjen e parë më datë 4 korrik, ndërsa ato të kthimit do të jetë një javë më pas, më 11 korrik. Skënderbeu, që merr pjesë në Ligën e Kampioneve do të luajë më 16 ose 17 korrik, ndërkohë që dueli i kthimit do luhet më 23 ose 24 korrik. Korçarët kanë shumë pak mundësi zgjedhjeje sa u përket preferencave. Lista e 16 ekipeve, që do të jenë në vazon e parë dhe që njëri prej tyre do përzgjidhet për t’u përballur me kampionët e Shqipërisë, përbëhet nga skuadra me traditë në Ligës së Kampioneve, boll të kujtojmë se në vazon e “seeding teams” (pra ekipeve të forta me koeficient të lartë) ndodhet Sëlltiku i Gllazgout, me skocezët që mposhtën Barcelonën sezonin e kaluar. Sëlltiku është 44 herë kampion i Skocisë, kundrejt 4 herëve të Skënderbeut në Shqipëri. Ekipe të tjera që mund të bien në short janë Steaua Bukuresht (Rumani), Viktoria Plzen (Çeki), Dinamo Zagreb (Kroaci), Partizan Beograd (Serbi), Legia Varshavë (Poloni). Ndërkohë, mes ekipeve që renditen të fundit në 16-shen e vazos së parë, bien në sy emra si HJK Helsinki i Finlandës, Ekranas i Lituanisë dhe Dinamo Tbilisi e Gjeorgjisë. Nëse arrin të kalojë një raund të Ligës së Kampioneve, Kukësi u bë skuadra e 15-të shqiptare që, debuton në Europë. Nënkampionët e Shqipërisë do të marrin pjesë në Ligën e Europës së bashku edhe me Teutën dhe Laçi (fitues i Kupës). Tre ekipet shqiptare ndodhen ën vazon “B”, të ashtuquajtur vazoja e ekipeve me koeficient të ulët. Është një listë shumë të gjatë klubesh në vazon e parë, që përbëjnë kundërshtarin e mundshëm. Një listë që alternohet nga klubet thuajse të pamundur për t’u mposhtur, deri tek ata që mund të cilësohen në një nivel të përafërt me shqiptarët. Pa diskutim që, emrat të cilat duhen evituar, janë Rozenborgu, CSKA e Sofjes, Malmo, Inter Baku, Makabi tel Aviv apo Tromso. Skuadra me një nivel të lartë futbollistik dhe me një diferencë të ndjeshme me përfaqësuesit e Superiores. Por, në vazon me 38 gogla ka emra që mund të bënte Kukësin, Teutën apo Laçi që të jenë optimiste për kualifikimin në raundin tjetër. Havnari i Ishujve Faroe, Valeta e Maltës, Brieablik i Islandës apo TPS i Finlandës nuk kanë një traditë të suksesshme në kompeticione të tilla.

LIGA E KAMPIONEVE

Kundërshtarët e Skënderbeut

BATE Borisov         Bjellorusi

Sëlltik              Skoci

Steaua Bukuresht           Rumani

Viktoria Plzen       Çeki

Dinamo Zagreb        Kroaci

Partizan Beograd          Serbi

Legia Varshavë       Poloni

Sherif Tiraspol      Moldavi

NK Maribor           Slloveni

Slovan Bratislava     Sllovaki

IF Elfsborg          Suedi

Maçabi Tel-Aviv      Izrael

Molde FK             Norvegji

HJK Helsinki         Finlandë

Ekranas Panevezys    Lituani

Neftchi Baku         Azerbajxhan

Dinamo Tbilisi       Gjeorgji

LIGA E EUROPËS

Rivalët e Kukësit, Teutës dhe Laçit

Rosenborg BK         Norvegji

MSK Zilina           Sllovaki

Levski Sofia         Bullgari

CSKA Sofia           Bullgari

Videoton         Hungari

FK Ventspils         Letoni

Tromso IL            Norvegji

FK Aktobe            Kazakistan

Dinamo Minsk         Bjellorusi

St. Patrick’s       Irlandë

Garabag             Azerbajxhan

Vojvodina           Serbi

Malmo FF            Suedi

FK Sarajevo         Bosnjë

Astra Giurgiu       Rumani

KR Reykjavik        Islandë

F91 Dudelange        Luksemburg

Inter Turku          Finlandë

Dacia Chisinau       Moldavi

Levadia Tallinn      Estoni

Linfield Belfast     Irl.Veriut

Honved Budapest      Hungari

Valletta FC          Maltë

Differdange 03       Luksemburg

Metalurgs Liepaja    Letoni

Gefle IF             Suedi

Pyunik Yerevan       Armeni

Zrinjski Mostar      Bosnjë

Inter Baku           Azerbajxhan

Skonto Riga          Letoni

Suduva Marijampole   Lituani

FC Vaduz             Liehtenshtejn

Flora Tallinn        Estoni

Khazar Lenkoran      Azerbajxhan

HB Torshavn          Ish.Faroe

Rudar Pljevlja       Mali i Zi

TPS Turku            Finlandë

Breidablik           Islandë

Peshëngritësja shqiptare fiton dy medalje në peshën 63kg. Shqipëria, 6 medalje në Lojërat Mesdhetare

 Romela Begaj, argjend dhe bronz

Peshëngritësja Romela Begaj fitoi dy medalje në peshën 63 kg, duke e çuar në gjashtë mumrin e medaljeve të Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Mersin 2013”, ku spikasin sigurisht dy të artat e fituara nga Daniel Godelli. Vendi ynë ka fituar edhe një argjendi dhe tre bronzi. Romela mori pjesë në garën deri në peshën 63 kg, ku garuan gjashtë pjesëmarrëse. Në stilin e shkëputjes, Begaj ngriti 99 kg (në provën e dytë), një më pak se fituesja e medaljes së artë, turkja Sibel Simsek (100 kg). Begaj dështoi në provën e parë (99 kg) dhe në të tretën (104 kg). Në vend të tretë u rendit egjiptiania Sara Ahmed (92 kg). Midis këtyre të triave ishte edhe rivaliteti në stilin e shtytjes, të fituar nga egjiptiania Ahmed me 124 kg. Në vend të dytë doli turkja Simsek me 121 kg, ndërsa Begaj u rendit e treta me 117 kg, të ngritur vetëm në provën e parë, pasi dështoi në dy të tjerat kur tentoi 121 kg. Në dygarësh, Begaj ngriti 216 kg, po aq sa Ahmed. Simsek ngriti 221 kg. Të shtunën, peshëngritësi Daniel Godelli, vendosi një rekord të ri të Lojërave të Mesdheut, duke ngritur 151 kilogramë në stilin e shkëputjes për kategorinë 69 kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ka shkëlqyer dje në Mersin të Turqisë, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare 2013. Ai ka fituar dy medalje të arta, plus rekordin e ri, duke përmirësuar me një kilogram rekordin e vjetër. Njëkohësisht, ai ka përmirësuar me 2.5 kilogramë edhe rekordin kombëtar, i cili mbahej po nga ai. Rezultat absolute për të riun nga Peqini që nderon edhe njëherë vendin si protagonist i padiskutueshëm i sportit të shtangës. Por suksesi i Godellit nuk ndalet aty, pasi 21-vjeçari fitoi dhe medaljen e artë në stilin e shtytjes, ku ngriti 174 kilogram, edhe pse ky rezultat është inferior ndaj atij prej 180 kilogramësh që e shpalli kampion Evrope pak muaj më parë në Tiranë. Në mundje, Meraldo Ndoka do të humbte në konkurrimin e tij të peshës 74 kg për stilin klasik kundër egjiptianit Tarek Mohamed për ta mbyllur përfaqësimin po në vend të pestë në Lojërat Mesdhetare si Ergys Mirukaj një ditë më parë në peshën 84 kg. Pa histori do të mbyllej edhe garimi në disiplinën e taekëondosë të sportistit Xhersi Kurti. Në konkurrimin e peshës për 1/8-ve, shqiptari u mposht nga egjiptiani Gofran Ahmed 19-2 me pikë. Në qitje, disipiplinën 10 metër pistoletë ajër Shqipëria garoi me Arben Kuçanën dhe Arben Cerinën të cilët nuk mund të kualifikoheshin në tetëshen finaliste. Mes 21 garuesve nga Mesdheu Kuçana u rendit i 13-ti me 563 pikë të marra kurse Cerina zuri vendin e 17-të me 556 pikë. Në konkurrimin e femrave po në disiplinën 10 metër pistoletë ajër Aida Mustafaj zuri vendin e 17-të (e fundit) me 349 pikë të grumbulluara.

  Sulmuesi i njohur shqiptar është shumë pranë rikthimit të tij te “dashuria e parë” në Itali

 Bogdani-Rexhina, martesa është gati

  Bëhet gjithmonë e më e mundshme hipoteza e kalimit të Erjon Bogdanit te skuadra e Rexhinas. Sipas mediave italiane, rikthimi i 36-vjecarit në klubin nga Rexho Kalabria është shumë pranë. Skuadra nga jugu i Italisë, e cila aktualisht militon në Serie B, kërkon të shfrytëzojë përfundimin e kontratës së futbollistit me skuadrën e Sienës, me të cilën Bogdani luajti një sezon më parë. Për më tepër Bogdani pëlqehet sepse e njeh ambientin, meqenëse ka luajtur dhe në të kaluarën me këtë skuadër. 36-vjeçari e ka veshur fanellën e skuadrës e Rexhinës tre sezone, kur ajo militonte në Serinë më të lartë të futbollit në Itali, nga viti 2000 deri në vitin 2003, periudhë në të cilën ai luajti 67 ndeshe në total, duke shënuar dhe 11 gola. Rexhina për më tepër dhe për vetë sulmuesin është një ambient i mirë për të vazhduar karrierën sepse gjithsesi do të jetë pjesë e një kampionati shumë të fortë siç është Serie B. Gjatë javës u fol gjithashtu se për Bogdanin ishin të interesuara dhe skuadrat e Peskarës e Varezes. Pas gjashtë vjetësh të kaluar në Suedi, me Kalmarin, portieri i kombëtares, Etrit Berisha ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Suedia. Ka qenë vetë portieri, i cili për herë të parë e ka bërë të qartë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Suedi. Në një intervistë të dhënë për portalin “barometern.se”, Berisha ka theksuar se ka ardhur koha për të provuar një eksperiencë të re në një kampionat elitar, që me shumë gjasa pritet të jetë Anglia dhe Fulhami, ndonëse atje ka shkuar një portier i rëndësishëm si Stekelenburg. Tashmë portierit tonë i kanë mbetur dhe 17 javë deri nga fundi i kampionatit në Suedi dhe, stop! Tashmë ai e ka marrë vendimin e tij: “Dua të provoj diçka të re. Kam luajtur për Kalmarin për më shumë se 6 vjet dhe ia kam kaluar mjaft mirë këtu. Kam menduar gjatë për t’u larguar apo jo dhe në fund kam arritur në përfundimin se dëshiroj të provoj një eksperiencë të re në sezonin e ri”, ka deklaruar portieri 24-vjeçar për “barometern.se”. E ardhmja e Edgar Çanit në Itali duket se do të vazhdojë te jetë me skuadrën e Catanias. Në faqen zyrtare të klubit Sicilian serviret një deklaratë e presidentit Pulvirenti i cili konfirmon se për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka hedhur poshtë një ofertë të një klubi të Serisë B pasi vetë lojtari i ka kërkuar që të vazhdoj karrierën në Masimino. Në të njëjtën linjë me numrin 1 të klubit të Katanias, është shprehur dhe menaxheri i futbollistit, Oberto Petrika I cili ka konfirmuar se dëshira e Çanit është për të luajtur shanset e tij te sicilianët, pavarësisht konkurrencës që ka në repartin e avancuar. Sipas agjentit të Canit megjithatë klubi nuk e ka njoftuar klientin e tij për ndonjë ofertë nga Seria B, e cila mund të ketë qenë nga skuadra e Trapanit ose Avelinos. Petrika në deklaratën e tij megjithatë nuk e përjashton mundësinë që futbollisti të marrë në shqyrtim në të ardhmen ndonjë ofertë të kënaqshme, që mund të vijnë nga ndonjë klub I Serisë A, ose skuadër me emër e kategorisë së dytë. Gjithsesi agjenti Canit shprehet se fakti që presidenti Pulvirenti ka shprehur dëshirën për ta mbajtur Canin në skuadër është një sinjal pozitiv se sulmuesi shqiptar, i transferuar te Katania në muajin Janar, shihet me sy të mirë në klubin Sicilian. Sezonin e kaluar Ani zhvilloi katër ndeshje me Katanian në Serinë A

 Kapllani realizon dopjetë

 Edmond Kapllani realizoi një dygolësh në fitoren e thellë 15-0 të FSV Frankfurtit të tij ndaj amatorëve të SV Nieder-Vollstadt. Sulmuesi shqiptar realizoi golat e 3-0 (28’) dhe 5-0 (43’), teksa u zëvendësua në pjesën e dytë nga Pagenburg. Mesfushori fierak Odise Roshi luajti vetëm pjesën e parë pa mundur të shënojë, duke i lënë në të dytën vendin Nefizit, autori i një triplete.

 Tara kthehet pa Andersonin

 Igli Tare u rikthye në Romë pas udhëtimit në Brazil, por pa Felipe Andersonin apo firmën e tij. “Ishte një tratativë shumë e vështirë, por nuk është thënë fjala e fundit”, – tha drejtori sportiv shqiptar për “Lalaziosiamonoi.it”.  Mediat italiane shkruajnë se Çelsi kishte ofruar më shumë para për lojtarin si dhe për klubin brazilian, duke qenë një pengesë shumë serioze. Gjithsesi, Tare tha se ai kishte ende shpresë për Andersonin.

 Lacion ndjek Elseid Hysajn

 Lacio është në ndjekje të mbrojtësit shqiptar të Empolit, Elseid Hysaj, aktualisht lojtar i Kombëtares. Në fakt, raporti “Lacio-Hysaj” është shndërruar në një telenovele mediatike, pasi nuk ka ditë që mediat e vendit fqinjë të mos shkruajnë për interesimin e lacialëve ku aktivizohet edhe mbrojtësi Lorik Cana dhe portieri Foto Strakosha. Hysaj bëri një sezon të shkëlqyer me Empolin, në kampionatin e Serisë B duke merituar vëmendjen e “big”-ëve.

 Kabashi huazohet te Peskara

 Elvis Kabashi, mesfushori shqiptar i Juventusit, u huazua te Peskara, për sezonin e ardhshëm. Lajmin e dhanë mediat italiane. Kabashi vlerësohet si një nga të rinjtë më të talentuar të kampionëve të Italisë. Shqiptari fitoi kampionatin e Italisë, me Primaverat (Të Rinjtë). Kabashi, pak muaj më parë refuzoi të vishte fanellën e Kombëtares, me pretekstin se ai priste një ftesë nga Italia U-21, por më pas ai u pendua.